Europa Postuar më 3 Qershor 2022, 14:21

Rusia: Gjermania po rrezikon sigurinë europiane duke 'rimilitarizuar'!

Nga SCAN TV

Rusia të premten akuzoi Gjermaninë për çekuilibër të sigurisë europiane duke "rimilitarizuar", ndërsa Berlini lëviz për të rritur shpenzimet e tij ushtarake në përgjigje të pushtimit të Ukrainës nga Moska. Në komentet e botuara në gazetat gjermane këtë javë, kancelari Olaf Scholz tha se Berlini së shpejti do të ketë ushtrinë më të madhe konvencionale të anëtarëve evropianë të NATO-s.

Scholz u zotua në shkurt të rrisë ndjeshëm shpenzimet e mbrojtjes dhe të injektojë 100 miliardë euro (107.39 miliardë dollarë) në forcat e armatosura të Gjermanisë, duke shënuar një ndryshim të madh të politikës për ushtrinë pas dekadave të rrënimit pas përfundimit të Luftës së Ftohtë. Ligjvënësit pritej të votonin mbi planin e shpenzimeve të premten.

Paratë do të përdoren gjatë disa viteve për të rritur buxhetin e rregullt të mbrojtjes së Gjermanisë prej rreth 50 miliardë euro dhe për t'i mundësuar vendit të përmbushë objektivin e NATO-s për të shpenzuar 2% të prodhimit të tij ekonomik për mbrojtjen çdo vit.

Rusia e ka kritikuar ashpër masën, të cilën Berlini e njoftoi menjëherë pasi Moska pushtoi Ukrainën.

“Në një kohë kur duhet të kërkohen mundësi për të reduktuar kërcënimet e përbashkëta, Gjermania, përkundrazi, merr rrugën e përshkallëzimit të situatës ushtarako-politike në kontinentin europian, duke drejtuar dhjetëra miliarda euro për të rritur masën kritike të armë”, tha Zakharova.

Rusia e quan pushtimin e saj një "operacion special ushtarak" për të çarmatosur dhe "denazifikuar" fqinjin e saj. Ukraina dhe aleatët e quajnë këtë një pretekst të pabazë për një luftë që ka vrarë mijëra, ka rrafshuar qytete dhe ka detyruar më shumë se 6 milionë njerëz të ikin jashtë vendit.

Edel Strazimiri / SCAN

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......