Shqipëria Postuar më 3 Qershor 2022, 14:28

“Shërbimet online krijuan vështirësi për bizneset” - Bilali: Problematikat po reduktohen. Shtyhen aplikimet për financimin e start-upeve

Nga SCAN TV

Mbyllja e sporteleve fizike në vend që nga 1 Maji, ka vendosur në vështirësi bizneset  në marrjen e shërbimeve on line.

Në një intervistë për SCAN TV, Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali, shprehet se kjo ka ndodhur për shkak se disa institucione nuk kanë marrë masat e duhura në kohë për t’iu përshtatur procesit të dixhitalizmit. Megjithatë, sipas ministres, tashmë këto problematika po vijnë drejt reduktimit të plotë.

Ndërkaq, së fundmi Ministri i shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes ka vënë në jetë programin për financimin e start up-eve , ku thirrja për aplikime parashikohej të mbyllej më 5 Qershor. Duke qenë se i gjithë procesi kryhet on line dhe janë evidentuar problematika nga ana e aplikantëve, është vendosur shtyrja e afatit me 5 ditë.

Bilali sqaron se një pjesë e mirë e aplikantëve do të skualifikohen për shkak se nuk përmbushin kriteret e start-upit, por konsiderohen si biznese të vogla.

Pas mbylljes së thirrjes do të vijohet puna për përzgjedhjen e ideve innovative fituese dhe parashikohet që në fillim të korrikur të lidhen kontratat me përfituesit. Fondi total i vënë në dispozicion këtë vit është 300 milionë lekë.

Elisabeta Dosku / SCAN

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......