Merr fund “saga” e tenderit për blerjen e energjisë - KESH shpall fituesin për platformën që do kushtojë 173.5 milionë lekë, në garë vetëm 1 kompani
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka shpallur kompaninë fituese që do të ngrejë platformën e shit-blerjes së energjisë elektrike, pas një procedure tenderuese me fond limit mbi kufirin e lartë monetar, që kaloi një sërë problemesh e zvarritjesh. Fitues është shpallur Bashkimi i Operatorëve “A-T-D-ALBANIAN TECHNOLOGY DISTRIBUTION” & “Info Business Solutions”, teksa tenderi është zhvilluar pa garë, pasi konsorciumi ishte pjesëmarrësi i vetëm. Oferta fituese kap vlerën e 173.5 mln lekë, pa TVSH, 24.5 mln lekë më pak se fondi limit prej 198 mln lekë i vënë në dispozicion.
Pas kalimit të kompetencave të përkohshme për kryerjen e procedurave të blerjes së energjisë, KESH hapi tenderin fillestar në datën 25 shkurt, por procedura u anulua, pasi KPP konstatoi se në dokumentet e tenderit Korporata kishte përcaktuar deri në detaje disa specifikime teknike, duke kufizuar maksimalisht konkurrencën. KPP kërkoi rishpallje të procedurës, me kritere që lejonin zgjidhje të ndryshme dhe që hapin maksimalisht konkurrencën.
Vendimi erdhi pas ankesës së depozituar nga kompania Communication Progres, teksa gara u rishpall, por me një fond limit 43 mln lekë më shumë se ajo e shkurtit. Gjithsesi, pas rihapjes së garës e njëjta kompani u ankua sërish në KPP, pasi sipas saj specifikimet teknike ishin të njëjtë me procedurën e mëparshme. “Në këto specifikime përveç përmirësimit të nivelit të përkthimit, nuk është reflektuar asnjë nga vendimet mbi modifikimin e specifikimeve teknike të dhëna nga KPP”,-thuhej ndër të tjera në ankesë, ndonëse disa ditë më pas vendosi të tërheqë ankesën, duke i hapur rrugë zhvillimit të tenderit, tashmë të finalizuar.
Në dokumentet e tenderit KESH argumentonte se për shkak të çmimeve të energjisë në tregjet ndërkombëtare ishte e nevojshme që procesi i blerjes së energjisë elektrike të bëhet me sistem elektronik për të siguruar energji me çmime sa më të ulta. Deri në fund të vitit 2022 do të jetë Korporata Elektoenergjetike Shqiptare, që do kryejë proceduart e blerjes së energjisë, një kompetencë e kaluar me vendim qeverie në funksion të menaxhimit të emergjencës së shpallur. Më herët blerjet kryheshin nga Furnizuesi i Tregut të Lirë, që është pjesë e OSHEE Group.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Shërbimet online, probleme me aplikimet e pronave - Brahaj: Dokumenteve online u mungojnë të dhënat e rëndësishme, kosto për qytetarët
Shumë prej institucioneve publike, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me çështjet e pronës, nuk janë përgatitur ende për të ofruar shërbimet online, duke......

Zhvillimi i aktivitetit minerar - Plani 3-vjeçar/Qeveria planifikon rritjen e prodhimit deri në 5% në vit
Programi i veprimit 3-vjeçar 2022-2024 në sektorin minerar parashikon një rritje të produktit vjetor deri në 5% në vit, një shifër e njëjtë me planin e......

“Shërbimet online krijuan vështirësi për bizneset” - Bilali: Problematikat po reduktohen. Shtyhen aplikimet për financimin e start-upeve
Mbyllja e sporteleve fizike në vend që nga 1 Maji, ka vendosur në vështirësi bizneset në marrjen e shërbimeve on line. Në një intervistë për SCAN TV,......

Forcohet kontrolli për SHA-të publike - Pr.Ligji/ Drejtuesit angazhim të ulët, masa me bllokim të fondeve
Ministria e Financave ka hedhur për konsultim një projektligj të ri i cili synon të rrisë kontrollin financiar dhe të shmangë rastet e korrupsionit në njësitë......

Rusia: Gjermania po rrezikon sigurinë europiane duke 'rimilitarizuar'!
Rusia të premten akuzoi Gjermaninë për çekuilibër të sigurisë europiane duke "rimilitarizuar", ndërsa Berlini lëviz për të rritur shpenzimet e tij ushtarake në......

Inflacioni turk rritet në 73%, më i larti që nga viti 1998!
Norma vjetore e inflacionit të Turqisë u hodh në nivelin më të lartë të 24 viteve prej 73.5% në maj, i nxitur nga lufta në Ukrainë, rritja e çmimeve të......

Një shtrirje e rrallë me 5 planetë do të pushtojë qiellin këtë muaj!
Mos harroni të shikoni qiellin këtë fundjavë për të parë fillimin e një shtrirjeje të rrallë, me pesë planete, të cilat do zbukurojnë qiellin e natës. Duke......

Plazhi, ku janë çmimet më të shtrenjta? Shifrat e “Airbnb” dhe bilancet rrëzojnë “mitin e jugut”, në veri, resortet fitojnë më shumë!
Çdo prag sezoni turistik, por edhe në vijim të tij, rrjetet sociale “dynden” me fotografi faturash të “kripura” nga bregdeti shqiptar, ndërkohë që çështje të......