Shqipëria Postuar më 26 Janar 2024, 16:23

Zgjerimi i investimeve holandeze në Shqipëri - Mete takohet me Ambasadorin Vos në Tiranë

Nga SCAN TV
Zgjerimi i investimeve holandeze në Shqipëri - Mete takohet me

Ministri i Financave, Ervin Mete, priti në një takim zyrtar Ambasadorin e Mbretërisë së Holandës në Tiranë, Reinout Vos, me të cilin diskutoi mbi marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve dhe mundësitë për zgjerimin e investimeve holandeze në Shqipëri.

Mete shprehu vlerësimin për mbështetjen e dhënë nga qeveria holandeze në kuadër të reformave në një sërë sektorësh dhe sa i përket procesit të integrimit, përmes asistencës, financimeve dhe programeve të ndryshme.

Ai në vitet e fundit dhe shprehu angazhimin për thellim të mëtejshëm, ndërsa theksoi mundësitë që ofron vendi ynë në sektorë si agrikultura, turizmi, infrastruktura dhe energjia.

Nga ana e tij, Ambasadori Vos shprehu interesin e qeverisë holandeze për të intensifikuar marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve dhe për rritjen e prezencës së kompanive holandeze në Shqipëri.

“Stoku i investimeve holandeze në Shqipëri është rritur përgjatë periudhës 2018-2023, duke arritur vlerën maksimale 2 miliardë euro në shtator 2023. Sipas të dhënave, aktualisht në vendin tonë operojnë  85 kompani holandeze, 66 prej të cilave me kapital 100% holandez, ndërsa volumi tregtar për vitin 2023 shënoi vlerën 113.3 milionë Euro,” thuhet në njoftim.

E . S / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat