5 spitale, me Kartën e Autonomisë Menaxheriale - Rama: Mjekët do të përfitojnë paga më të mira

Pesë spitale të tjerë në vend kanë përfituar Kartën e Autonomisë Menaxheriale, pas spitalit Rajonal “Memorial” në Fier ku edhe u zhvillua dhe ceremonia me prezencë të Kryeministrit Edi Rama. Gjatë ceremonisë janë shpërndarë dhe Kartat e Autonomisë Spitalore edhe për 4 spitale të tjera rajonale, Durrësit, Vlorës, Shkodrës dhe QSUT. Kryeministri Rama gjatë fjalës së tij theksoi se në të gjithë spitalet publikë që do të pajisen me kartën e autonomisë spitalore, mjekët do të kenë mundësi që pas orarit të puës të ofrojnë shërbim.
“Sot jemi në një fazë tjetër, hyjmë në kapitull të ri falë faktit që spitali Memorial shërbeu për të pilotuar autonominë menaxheriale. Synojmë të hapim në këto spitale që do marrin kartën e autonomisë menaxheriale, edhe praktikën e dyfishtë. Mjekët që japin shërbim në këto spitale dhe janë të dëshiruar të japin shërbim përtej orarit të rregullt të punës, të ofrojnë shërbim ekstra me pagesë ku 70% e pagesës e merr mjeku dhe 30% i mbeten spitalit. Në këtë mënyrë hyn më në fund në Europë në kuptimin e konceptimit të sistemit publik, si një sistem ku mjekët nuk janë rrogëtarë, nuk janë të detyruar të shohin majtas apo djathtas për të shkuar tek privati ku mund të paguhen më shumë. Por çdo mjek që kërkohet nga qytetarët për t’u shërbyer atyre, të mund të punojë edhe jashtë orarit dhe të paguhet më shumë”
Nga ana tjetër ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu deklaroi se deri në 2027 do të kemi 17 qëndra shëndetësore që do të vetëmenaxhohen nëtë gjithë vendin.
“Autonomia është një mekanizëm i cili ka filluar të aplikohet prej më pak se një viti, gradualisht do të krijojë mundësinë që në sistemin tonë shëndetësor të ketë paga edhe më të larta për mjekët që sigurisht janë të lidhur me performancat e tyre. Ky është një proces që do të thellojë më tej meritokracinë, duke krijuar mundësinë për mjekët dhe hapësira më të mëdhaja për të punuar dhe angazhuar brenda struktura të tyre shëndetësore. Përfitimet shtesë që gjeneron autonomia spitalore, ecin paralel dhe nuk i mbivendosen programit tonë për rritjen e mëtejshme të pagave, program nga i cili pas rritjes më të madhe historike të ndodhur në 2023-shin, do të vijojë këtë vit me një rritje të mëtejshme për mjekët dhe infermierët”.
Diamila Leka/ Scan
Sondazh

BERZH investoi 1.63 euro mld në Ballkan gjatë 2023 - Shqipëria përfitoi rreth 146 milionë euro nëpërmjet 23 projekteve
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) vijoi angazhimin e fortë në Ballkanin Perëndimor edhe gjatë vitit 2023, me investime rekord prej më shumë se......

Cilat akse rrugore do të jenë falas e cilat me pagesë? - Aktualisht, Shqipëria ka vetëm 1 aks me pagesë. Tiranë-Durrës, falas
Vitit 2024 shënon përfundimin e disa prej veprave më të rëndësishme të infrastrukturës rrugore dhe nisjen e disa projekteve të reja po ashtu të......

Sa të sigurtë janë bankomatët në Shqipëri? - BSH dhe Shoqata e Bankave: Kartat bankare, më të sigurta se paratë Cash
Në një intervistë eksluzive për Scan TV, Nëndrejtoresha e Departamentit të Sistemeve të Pagesave, Valentina Semi i bën një analizë të hollësishme sigurisë që......

Bien të ardhurat nga eksportet e naftës dhe mineraleve - Renta minerare/ Në 2023 u arkëtuan 2.9 mld lekë, 30% më pak se një vit më parë
Buxheti i shtetit arkëtoi rreth 2.9 mld lekë nga taksa e rentës minerare në eksport në vitin 2023, duke shënuar rënie të ndjeshme, në raport me të njëtën......

Vizat e reja EES dhe ETIAS të BE-së! - A do të shkaktojë kaos kufitar sistemi i ri i hyrjes në Europë?
Hyrja në Bashkimin Europian do të bëhet më e ndërlikuar për shtetasit jo-BE nga vjeshta e këtij viti. Një sistem i ri i hyrjes në dalje (EES) do të hyjë në......

QSUT dhe 4 spitale rajonale marrin kartat e autonomisë menaxheriale – Rama: Sot jemi në një stad krejt tjetër!
Kryeministri Edi Rama, në aktivitetin për autonominë menaxheriale për QSUNT dhe 4 spitale rajonale, ku mori pjesë dhe ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu,......

Detyrimet e prapambetura rriten me 17 milionë dollarë - Investimet dhe vendimet gjyqësore, mbajnë peshën e kryesore
Qeveria qendrore dhe ajo vendore kanë rritur vlerën e detyrimeve të prapambetura ndaj bizneseve dhe qytetarëve, pavarësisht objektivit dhe nxitjes për uljen e......

Fuqia Ushtarake, ku renditet Shqipëria? - Raporti i “Global Firepower”: E 90-ta në botë, përmirësohemi lehtë në pikëzim
Sipas të dhënave të publikuara nga “Global Firepower” i cili mat indeksin e fuqisë ushtarake të 145 shteteve të botës, Shqipëria renditet në vendin e 90-të për......