Cilat akse rrugore do të jenë falas e cilat me pagesë? - Aktualisht, Shqipëria ka vetëm 1 aks me pagesë. Tiranë-Durrës, falas

Vitit 2024 shënon përfundimin e disa prej veprave më të rëndësishme të infrastrukturës rrugore dhe nisjen e disa projekteve të reja po ashtu të rëndësishme. Pjesa më e madhe e projekteve janë investim buxhetor ndërsa nuk mungojnë edhe projektet infrastrukturore që janë realizuar si investime private.
Por cilat janë rrugët që do të jenë falas dhe cilat mund të bëhen me pagesë?
Në listën e projekteve që mbyllen gjatë këtij viti janë Rruga e Arbrit, aksi Thumanë-Kashar, Tuneli i Llogorasë, Unaza e Madhe e Tiranës, akset Elbasan-Qafë Thanë, Orikum-Dukat, Palasë-Dhërmi, Korçë-Ersekë, Maliq-Lozhan i Ri-Strelcë, Peshkopi-Maqellarë, Rruga Lidhëse e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës me Autostradën Fier-Vlorë, aksi Qafë e Buallit Martanesh etj.
Nga këto projekte, më përjashtim të dy prej tyre, pjesa tjetër do të jenë pa pagesë.
Po ashtu, në listën e projekteve të reja që pritet të nisin në vitin 2024 është autostrada Tiranë-Durrës e cila parashikohet të dublohet. Për këtë projekt rrugor nuk parashikohet të aplikohet tarifa për kalimin në të, një fakt ky i konfirmuar edhe nga vetë kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar.
Por cilat mund të jenë segmentet ku mund të aplikohen tarifat?
Brenda këtij viti parashikohet përfundimi i aksit rrugor Thumanë – Kashar dhe tunelit të Llogarasë, teksa kalimi i automjeteve në këto segmente do të jetë me pagesë. Thumanë – Kashar ka një gjatësi prej 21 km dhe po ndërtohet përmes një kontrate koncesionare. Të ardhurat nga pagesa në rrugë do të menaxhohen nga kompania mbajtëse e kontratës, ndërkohë që sipas dokumentit, në vitin e parë të operimit tarifa do të jetë 2.1 euro, pa TVSH e përshtatur sipas rastit në varësi të klasifikimit të automjetit. Ndërkaq, sa i takon tunelit të Llogarasë ende nuk është kryer një vlerësim mbi nivelin e pagesës. Gjithsesi, në këtë rast menaxhimi do të kryhet nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, duke qenë se tuneli është ndërtuar me fonde nga buxheti i shtetit.
Pak javë më parë, gjatë inspektimit të punimeve në Thumanë – Kashar, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, tha se në çdo rast do të ketë edhe alternativa rruge, pa pagesë.
Aktualisht, në Shqipëri pagesa në rrugë aplikohet vetëm në rrugën e Kombit. Tarifa është në masën 5 euro ose 660 lekë, duke qenë se në konsideratë merret kursi i këmbit në kohën kur ka nisur aplikimi i saj. Ndërkaq, rreth 8 vjet më parë Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim realizoi një studim, duke i rekomanduar qeverisë vendosjen e tarifave edhe në akse të tjerë rrugorë, sikurse është Tiranë – Durrës, Tiranë – Elbasan, Rruga e Arbrit, Elbasan – Kapshticë, etj., Por deri më tani nga institucionet shtetërore është konfirmuar se aksi rrugor Tiranë-Durrës që është aksi më i rëndësishëm i qarkullimit në vend, do të vijojë të aksesohet falas edhe pas investimit të planifikuar.
Ola Mitre/SCAN
Sondazh

Sa të sigurtë janë bankomatët në Shqipëri? - BSH dhe Shoqata e Bankave: Kartat bankare, më të sigurta se paratë Cash
Në një intervistë eksluzive për Scan TV, Nëndrejtoresha e Departamentit të Sistemeve të Pagesave, Valentina Semi i bën një analizë të hollësishme sigurisë që......

Bien të ardhurat nga eksportet e naftës dhe mineraleve - Renta minerare/ Në 2023 u arkëtuan 2.9 mld lekë, 30% më pak se një vit më parë
Buxheti i shtetit arkëtoi rreth 2.9 mld lekë nga taksa e rentës minerare në eksport në vitin 2023, duke shënuar rënie të ndjeshme, në raport me të njëtën......

Vizat e reja EES dhe ETIAS të BE-së! - A do të shkaktojë kaos kufitar sistemi i ri i hyrjes në Europë?
Hyrja në Bashkimin Europian do të bëhet më e ndërlikuar për shtetasit jo-BE nga vjeshta e këtij viti. Një sistem i ri i hyrjes në dalje (EES) do të hyjë në......

QSUT dhe 4 spitale rajonale marrin kartat e autonomisë menaxheriale – Rama: Sot jemi në një stad krejt tjetër!
Kryeministri Edi Rama, në aktivitetin për autonominë menaxheriale për QSUNT dhe 4 spitale rajonale, ku mori pjesë dhe ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu,......

Detyrimet e prapambetura rriten me 17 milionë dollarë - Investimet dhe vendimet gjyqësore, mbajnë peshën e kryesore
Qeveria qendrore dhe ajo vendore kanë rritur vlerën e detyrimeve të prapambetura ndaj bizneseve dhe qytetarëve, pavarësisht objektivit dhe nxitjes për uljen e......

Fuqia Ushtarake, ku renditet Shqipëria? - Raporti i “Global Firepower”: E 90-ta në botë, përmirësohemi lehtë në pikëzim
Sipas të dhënave të publikuara nga “Global Firepower” i cili mat indeksin e fuqisë ushtarake të 145 shteteve të botës, Shqipëria renditet në vendin e 90-të për......

Nafta ngjitet drejt 82 USD për fuçi - Ekonomia amerikane rritet me 3.3% në T4, Kina ofron stimuj
Nafta po qëndron në rënie në sesionin e sotëm, por pritet të realizojë fitime javore për shkak të të dhënave optimiste nga SHBA dhe Kina, dy ekonomitë më të......

Bitcoin stabilizohet pranë 40,000 USD - Ngadalësohen flukset dalëse nga fondi “Grayscale Bitcoin Trust”
Për të tretën ditë me radhë bitcoin po tregtohet pranë 40,000 dollarëve, pasi janë ngadalësuar flukset dalëse nga fondi Grayscale Bitcoin Trust (Grejskell......