Vrojtimi/ Ndërtimi i jep ‘optimizëm’ ekonomisë! Treguesi: Në rënie besimi për industrinë, shërbimet e tregtinë
Treguesi i ndjesisë ekonomike vijon të jetë me rënie në vend, çka dëshmon edhe impaktin që kanë zhvillime të rëndësishme vendase dhe ndërkombëtare, si lufta në Ukrainë, rritja e çmimeve apo kriza energjetike.
Referuar vrojtimit periodik të Bankës së Shqipërisë, Treguesi i ndjesisë ekonomike vijon të jetë me rënie; tendencë kjo e konstatuar që në fillim të vitit. Rënia e Treguesit të Ndjesisë Ekonomike, sipas Bankës së Shqipërisë, u përcaktua nga përkeqësimi i besimit në sektorin e industrisë, shërbimeve dhe të tregtisë.
Nga ana tjetër, përmirësimi i besimit të bizneseve në sektorin e ndërtimit dhe ai i konsumatorëve, kanë ndikuar në frenimin e prirjes rënëse të Treguesit të Ndjesisë Ekonomike.
Sektorët më ‘pesimistë’; industria, shërbimet dhe tregtia
Referuar vrojtimit të Bankës së Shqipërisë, treguesi i besimit të industrisë shënoi rënie me 1.4 pikë përqindje krahasuar me muajin e kaluar, i ndikuar kryesisht nga ecuria në rënie e kontratave porositëse.
Gjithashtu, vlerësimet e bizneseve për prodhimin aktual janë vlerësuar lehtë për poshtë. Ndërkohë, pritjet e bizneseve për prodhimin dhe punësimin në të ardhmen janë në rritje në muajin prill dhe ato për çmimet janë në rënie.
Treguesi i besimit në shërbime shënoi rënie me 2.9 pikë përqindje në muajin prill, ndikuar nga performanca më e dobët e komponentëve të lidhur me ecurinë e biznesit dhe me kërkesën për shërbime.
Megjithatë, bizneset vlerësojnë në rritje situatën aktuale të punësimit. Pritjet e tyre për ecurinë e çmimeve dhe të punësimit në të ardhmen u paraqitën me rënie.
Treguesi i besimit në tregti ra për të tretin muaj me radhë. Në muajin prill u verifikua një rënie me 2.9 pikë përqindje. Treguesi u ndikua kryesisht nga vlerësimet jo të mira të bizneseve për ecurinë aktuale të biznesit të tyre.
Gjithashtu, pritjet për ecurinë e biznesit në muajt e ardhshëm, për porositë dhe punësimin janë në dobësim në krahasim me ato të muajit të kaluar.
Sektorët më optimistë, ndërtimi dhe konsumi
Treguesi i besimit në ndërtim vijoi të përmirësohet edhe në muajin prill, duke shënuar një vlerë 1.8 pikë përqindje më të lartë se një muaj më parë.
Ky zhvillim u ndikua si nga përmirësimi i balancës për aktivitetin ndërtues, ashtu edhe nga treguesi për kontratat porositëse. Rënie regjistruan pritjet për nivelin e punësimit, por edhe ato për çmimet, pas rritjes të dy muajve të fundit.
Po ashtu, treguesi i besimit konsumator shënoi rritje me 1.7 pikë përqindje në muajin prill.
Kjo rritje përmirësoi disi pozicionin e tij kundrejt mesatares afatgjatë, ndonëse ai vijon të mbetet larg tij.
Treguesi pasqyroi vlerësimin më pozitiv të konsumatorëve lidhur me blerjet në shuma të mëdha, si dhe pritjet për situatën e tyre financiare dhe gjendjen e përgjithshme të ekonomisë në të ardhmen. Pritjet e konsumatorëve për çmimet në të ardhmen pësuan rënie në muajin prill.
Qëllimi i vrojtimeve të besimit është të vlerësojnë aspekte të ndryshme të aktivitetit ekonomik të bizneseve dhe të konsumatorëve familjarë, duke ndihmuar procesin e analizave periodike të ekonomisë dhe parashikimin afatshkurtër. Rezultatet e vrojtimeve të biznesit dhe të konsumatorit përfaqësojnë gjykime të agjentëve ekonomikë mbi zhvillimet ekonomike në të shkuarën dhe në të ardhmen.
SCAN
Sondazh

Raporti i ri mujor i azilkërkuesve në BE – Gjermania vendi më i kërkuar. Numri më i lartë i aplikantëve nga Siria dhe Afganistani
Eurostat ka publikuar të dhënat e fundit të azilkërkuesve për muajin Janar 2022. Për muajin e parë të këtij viti ka pasur 52 865 aplikantë për azil për herë......

12 mijë panele diellore për 7.5 GWh energji diellore në vit - Portugalia do të nisë parkun lundrues më të madh në Europë!
Dy rimorkiatorë kanë zhvendosur një grup të gjerë prej 12,000 panelesh diellore, me madhësinë e katër fushave të futbollit, në ankorimin e tyre në rezervuarin......

G7 do të heqë gradualisht naftën ruse - SHBA sanksionon drejtuesit e Gazprombank për luftën në Ukrainë!
Kombet e Grupit të Shtatë (G7) u angazhuan të dielën për të ndaluar ose hequr gradualisht importet e naftës ruse dhe Shtetet e Bashkuara zbuluan sanksione......

Bitcoin bie në vlerën më të ulët që nga janari - Rënia e tregjeve të aksioneve vazhdon të dëmtojë kriptovalutat!
Bitcoin ra në nivelin e tij më të ulët që nga janari të hënën pasi rënia e tregjeve të kapitalit vazhdoi të dëmtonte kriptovalutat, të cilat aktualisht po......

Bllok antiperëndimor? Kina, Rusia dhe rendi i ri botëror
Lufta e Ukrainës e ka afruar më shumë Europën dhe SHBA, por edhe Rusinë me Kinën. Kërcënon krijimi i një blloku antiperëndimor e çfarë do të thotë kjo për......

Dollari amerikan sërish në pozicion force- ndërsa Paundi dhe Franga e nisin javën negativisht!
Dollari amerikan e ka nisur këtë javë pozitivisht teksa ka fituar sërish pikë në raport me javën e kaluar duke u blerë këtë mëngjes me 113.8 lekë dhe duke u......

Financial Times’ “nuhat” kuzhinën shqiptare! “Një gjeneratë e re shefash po zbulon trashëgiminë kulinare”
Gazeta ndërkombëtare “Financial Times” i ka kushtuar vëmendje kulinarisë shqiptare, duke vlerësuar shefat e kuzhinës shqiptare e duke i ftuar lexuesit e saj në......

Roma-Feyenoord “çmend” hotelet e Tiranës! Vëzhgimi i SCAN në 'AIBNB' dhe 'Booking' për finalen e 25 majit
Finalja e Ligës së Konferencës që do të luhet në Tiranë me datën 25 maj ka sjellë një rritje të paprecedentë të çmimeve të dhomave të hoteleve dhe......