Raporti i ri mujor i azilkërkuesve në BE – Gjermania vendi më i kërkuar. Numri më i lartë i aplikantëve nga Siria dhe Afganistani
Eurostat ka publikuar të dhënat e fundit të azilkërkuesve për muajin Janar 2022.
Për muajin e parë të këtij viti ka pasur 52 865 aplikantë për azil për herë të parë nga shtetas jo të BE-së të cilët kanë aplikuar për mbrojtje ndërkombëtare në Shtetet Anëtare të BE-së, me 69% më shumë krahasuar me janarin 2021 (31 345), por me një rënie me 2% krahasuar me dhjetorin 2021 ( 54 090).
Për më tepër, në janar 2022, kishte edhe 6 225 aplikantë të mëpasshëm, persona që riaplikuan për azil pasi ishte marrë një vendim për një kërkesë të mëparshme. Kjo ishte një rënie prej 46% në krahasim me janarin 2021, muaji i parë për të cilin u mblodhën këto të dhëna të reja, megjithatë u rrit me 5% krahasuar me dhjetorin 2021.
Shumica e aplikantëve për azil për herë të parë ishin sirianë dhe afganë
Në janar 2022, sirianët ishin grupi më i madh i personave që kërkonin azil (7 885 aplikantë për herë të parë). Ata u pasuan nga afganët (7 375), përpara venezuelianëve (3 405), kolumbianët (2 365), turqit dhe irakenët (të dy 2 340).
Pothuajse një e treta e aplikantëve për herë të parë kërkuan azil në Gjermani
Me 15 835 aplikantë për herë të parë të regjistruar në janar 2022, Gjermania përbënte 30% të të gjithë aplikantëve për herë të parë në BE. Gjermania u pasua nga Franca (9 985, 19%), përpara Spanjës (7 675, 15%), Italia (4 340, 8%) dhe Austria (3 175, 6%). Këto pesë shtete anëtare së bashku përbënin mbi tre të katërtat (78%) të të gjithë aplikantëve për herë të parë në BE.
2 310 të mitur të pashoqëruar që aplikojnë për azil në BE, nga të cilët pothuajse gjysma ishin afganë
Amendamenti i Rregullores së Këshillit (KE) Nr 862/2007 i miratuar në qershor 2020 prezantoi statistika të reja, si dhe rriti shpeshtësinë, afatin kohor dhe nivelin e detajimit të statistikave nga viti 2021, duke përfshirë informacione më të shpeshta dhe të detajuara për të miturit e pashoqëruar që përfaqësojnë një grup veçanërisht të cenueshëm që kërkon mbrojtje.
Në janar 2022, 2 310 të mitur të pashoqëruar aplikuan për azil për herë të parë, me 73% rritje krahasuar me janarin 2021 (1 335) dhe me 27% më pak krahasuar me dhjetorin 2021 (3 155).
Shumica e të miturve të pashoqëruar që paraqitën kërkesa për azil në janar 2022 vinin nga Afganistani (1 065), Siria (435) dhe Somalia (165).
Austria (505), Gjermania (415), Belgjika (295) ishin tre shtetet anëtare që morën numrin më të lartë të kërkesave për azil nga të miturit e pashoqëruar në janar 2022.
N.Xh / SCAN
Sondazh

12 mijë panele diellore për 7.5 GWh energji diellore në vit - Portugalia do të nisë parkun lundrues më të madh në Europë!
Dy rimorkiatorë kanë zhvendosur një grup të gjerë prej 12,000 panelesh diellore, me madhësinë e katër fushave të futbollit, në ankorimin e tyre në rezervuarin......

G7 do të heqë gradualisht naftën ruse - SHBA sanksionon drejtuesit e Gazprombank për luftën në Ukrainë!
Kombet e Grupit të Shtatë (G7) u angazhuan të dielën për të ndaluar ose hequr gradualisht importet e naftës ruse dhe Shtetet e Bashkuara zbuluan sanksione......

Bitcoin bie në vlerën më të ulët që nga janari - Rënia e tregjeve të aksioneve vazhdon të dëmtojë kriptovalutat!
Bitcoin ra në nivelin e tij më të ulët që nga janari të hënën pasi rënia e tregjeve të kapitalit vazhdoi të dëmtonte kriptovalutat, të cilat aktualisht po......

Bllok antiperëndimor? Kina, Rusia dhe rendi i ri botëror
Lufta e Ukrainës e ka afruar më shumë Europën dhe SHBA, por edhe Rusinë me Kinën. Kërcënon krijimi i një blloku antiperëndimor e çfarë do të thotë kjo për......

Dollari amerikan sërish në pozicion force- ndërsa Paundi dhe Franga e nisin javën negativisht!
Dollari amerikan e ka nisur këtë javë pozitivisht teksa ka fituar sërish pikë në raport me javën e kaluar duke u blerë këtë mëngjes me 113.8 lekë dhe duke u......

Financial Times’ “nuhat” kuzhinën shqiptare! “Një gjeneratë e re shefash po zbulon trashëgiminë kulinare”
Gazeta ndërkombëtare “Financial Times” i ka kushtuar vëmendje kulinarisë shqiptare, duke vlerësuar shefat e kuzhinës shqiptare e duke i ftuar lexuesit e saj në......

Roma-Feyenoord “çmend” hotelet e Tiranës! Vëzhgimi i SCAN në 'AIBNB' dhe 'Booking' për finalen e 25 majit
Finalja e Ligës së Konferencës që do të luhet në Tiranë me datën 25 maj ka sjellë një rritje të paprecedentë të çmimeve të dhomave të hoteleve dhe......

Pikëpyetjet e shërbimeve publike/Pse pjesa më e madhe nuk kryhet online në banka?
Prej 1 Majit, në vend nuk ka më sportele fizike të administratës për shërbimet me dokumente dhe të gjitha shërbimet ofrohen online. Konkretisht, janë 1225......