Shqipëria Postuar më 16 Shkurt 2024, 10:03

Vizita e sekretarit Blinken në Tiranë, mesazhi për ekonominë - Blinken vlerësoi kryeministrin Edi Rama për partneritetin me SHBA

Nga SCAN TV
Vizita e sekretarit Blinken në Tiranë, mesazhi për ekonominë

Siguria globale, bashkëpunimi SHBA-Shqipëri në fushën e ekonomisë e specifikisht në energjetikë e turizëm, reforma në drejtësi dhe cështja e Kosovës ishin temat kryesore të diskutuar në vizitën e sekretarit amerikan të shtetit në Tiranë.

Blinken mbërriti në orët e paradites në kryeqytetin shqiptar dhe pati një axhendë të ngjeshura takimesh mes të cilave takimi me presidentin Begaj, takimi me përfaqësues të drejtësisë, takimi me të rinj afganë dhe shqiptarë, për tu përmbyllur në orët e pasdites me konferencën e shtypit me kryeministrin Edi Rama. Mes temave të rëndësishme për bashkëpunimin dypalësh ishte edhe ekonomia.

Një temë e ndjeshme për Shqipërinë ishte edhe avancimi i reformës në drejtësi.

Për Kosovën, siç edhe pritej u përcollën gjithashtu mesazhe të rëndësishme

Në diskutimet e zhvilluara në Tiranë ishte edhe hapja e aeroportit të Kucovës, dhe situate e sigurisë globale pas luftrave mes Rusisë dhe Ukrainës dhe Izraelit dhe Hamasit. Blinken tha se në aspektin e sigurisë globale priten zhvillime të rëndësishme.

Në fjalët e tij Blinken nuk nguroi të shprehë edhe vlerësime të larta për kryeministrin Edi Rama të cilën e quajti një udhëheqs të shkëlqyer dhe kryeministër shumë të mirë.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat