Bota Postuar më 29 Qershor 2022, 10:29

Vijon paqëndrueshmëria e tregjeve - Investitorët, të fokusuar te samiti i NATO-s dhe te forumi i BQE

Nga SCAN TV

Tregjet europiane janë hapur në rënie në sesionin e sotëm, ndërkohë që besimi i investitorëve vijon të jetë i paqëndrueshëm. Analistët dhe tregtarët po monitorojnë të dhënat ekonomike që do të publikohen për të vlerësuar rreziqet e një recesioni të mundshëm. Indeksi pan-Europian STOXX 600 po qëndron në rënie me 0.4%, ndërsa edhe tregjet aziatike patën një tendencë në rënie. Edhe kontratat “futures” në Ëall Street po publikojnë humbje.

Ndër zhvillimet e tjera, investitorët do të monitorojnë nga afër samitin e NATO-s, që zhvillohet në Spanjë, por edhe forumin e Bankës Qendrore Europiane, që zhvillohet në Portugali.

Ditën e djeshme, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg njoftoi se është arritur një marrëveshje për të pranuar Suedinë dhe Finlandën në aleancë, pasi mosmarrëveshjet me Turqinë ishin zgjidhur. Tregjet po presin edhe të dhënat mbi besimin konsumator në Eurozonë dhe inflacionin për qershorit në Spanjë.

SCAN

Sondazh

Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?

  • Janë të detajuara dhe të realizueshme
  • Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
  • Janë premtime të parealizueshme

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Video