Vendet që përdorin më shumë kriptomonedhat - SHBA renditet e para, ndiqet nga Ukraina dhe Britania e Madhe

Ka kaluar kohë që nga momenti kur kriptomonedha ishte thjesht një ide revolucionare, e largët për njerëzit që ëndërronin të arrinin ndryshime sociale përmes teknologjisë dhe ata që mund të nuhasnin një investim të mirë.
Ideja për kripto-n është kthyer në realitet, me Bitcoin – më e famshmja në tregun e kriptomonedhave në botë – që tani numëron mbi 180 milionë përdorues në mbarë botën dhe mbi 18 mijë biznese në të gjithë botën që aktualisht pranojnë pagesa me kriptomonedha.
Por kriptovaluta nuk është rritur në të njëjtën mënyrë në çdo vend. Një studim i ri nga Merchant Machine, një faqe interneti për krahasimin e përpunimin e pagesave, ka zbuluar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ukraina dhe Britania e Madhe janë 3 vendet kryesore për përdorim të kriptove në mbarë botën, bazuar në numrin e pronarëve të kriptove, bizneset që pranojnë kripto dhe sasinë e ATM-ve të Bitcoin në dispozicion.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka numrin e dytë më të madh të pronarëve të kriptove në botë, mbi 27 milionë krahasuar me mbi 100 milionë të Indisë, por vendi ka përqindjen më të lartë të pronarëve të kriptove në krahasim me popullsinë e tij totale.
Numri i ATM-ve të Bitcoin në të gjithë SHBA-në gjithashtu eklipson atë të çdo vendi tjetër, me mbi 33 mijë makineta krahasuar me 2.458 të Kanadasë. India ka vetëm 2 ATM Bitcoin.
Arsyeja pse Ukraina është vendi i dytë pas SHBA-së për sa i përket përdorimit të kriptove është për shkak të luftës me Rusinë. Kievi ka mbledhur tashmë më shumë se 120 milionë euro në kripto që nga fillimi i pushtimit rus; shumë që ka ndihmuar në mbështetjen e trupave të tij dhe blerjen e furnizimeve ushtarake.
Por ekziston një ndryshim i madh midis zotërimit të kriptove dhe aftësisë për të lëvizur me kripto, duke paguar për mallra dhe shërbime me monedhë dixhitale. Në fakt, renditja e "Merchant Machine" e vendeve me numrin më të madh të bizneseve që pranojnë pagesa me kripto në vitin 2022 duket krejt ndryshe nga ato që renditin adoptimin e kriptove. Dallimi i dukshëm është numri i qyteteve europiane në listë, si për shembull Amsterdam, Vjenë, Madrid, Berlin, Paris dhe Athinë.
Dorina Kurtaj / SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=kg9f0dGdSg0
Sondazh

Suedi, 2.8 miliardë euro ndihmë për familjet - Financimi do të shërbejë për të paguar faturat e gazit
Qeveria e Suedisë do të ndihmojë familjet që të përballojnë rritjen e çmimit të gazit me një fond ndihmash prej 2.8 miliardë euro. Lajmi u konfirmua nga......

Debatet për pensionet në Itali - Partitë shpalosin propozimet e tyre në prag të zgjedhjeve
Në prag të zgjedhjeve, në Itali partitë kanë shpalosur planet e tyre për pensionet. Qendra e djathtë në programin e saj të përbashkët thekson domosdoshmërinë e......

Inflacioni rekord në Mbretërinë e Bashkuar - Analistët: Shkaku kryesor është Brexit, pasojat do të zgjasin disa vite
Pandemia e Covid dhe tensionet gjeopolitike për shkak të luftës në Ukrainë, lanë në hije pasojat e Brexit në Mbretërinë e bashkuar. Por që në muajin maj Banka......

Apple i thotë “lamtumirë” Kinës - Zhvendoset në Vietnam prodhimi i Apple Watch dhe MacBook
Vendimi i Apple për të rritur prodhimin e saj jashtë Kinës po merr gjithnjë e më shumë formë. Pasi zhvendosi në muajt e kaluar disa nga linjat e prodhimit në......

Më shumë përfitues nga nafta falas - Rritet financimi për fermerët edhe nga Skema Kombëtare
Pavarësisht se fondet për Ministrinë e Bujqësise nga buxheti i shtetit në 3 vitet e ardhshme janë në rënie, numri i fermerët që përfitojnë grante nga Skemat......

Mbi 2200 të papunë “depërtuan” në treg - Nxitja e punësimit, rriten fondet dhe targeti për uljen e papunësisë
Afro 643 subjekte dhe 2,238 punëkërkues të papunë kanë përfituar nga programet e nxitjes së punësimit gjatë vitit që lam pas. Referuar të dhënave të......

Inceneratori i Elbasanit, në KPP - Tenderi për monitorimin mjedisor, ankesa: Kriteret i plotëson vetëm 1 laborator në Shqipëri!
Tenderi për monitorimin e parametrave mjedisore në inceneratorin e Elbasanit është ankimuar pranë Komisionit të Prokurimit Publik, teksa kompania që ka......

‘Kulmi i absurditetit’ - Koreja e Veriut refuzon ndihmën ekonomike të ofruar nga Jugu në këmbim të çarmatimit bërthamor!
Motra e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, hodhi poshtë ofertën e Koresë së Jugut për përfitime ekonomike në këmbim të masave të çarmatimit bërthamor,......