‘Kulmi i absurditetit’ - Koreja e Veriut refuzon ndihmën ekonomike të ofruar nga Jugu në këmbim të çarmatimit bërthamor!

Motra e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, hodhi poshtë ofertën e Koresë së Jugut për përfitime ekonomike në këmbim të masave të çarmatimit bërthamor, duke e quajtur atë "kulmi i absurditetit".
Të premten, Kim Yo Jong vuri në pikëpyetje sinqeritetin e përpjekjeve të Jugut për të përmirësuar marrëdhëniet dypalëshe, ndërsa denoncoi stërvitjet ushtarake të Seulit me Shtetet e Bashkuara dhe dështimin e Seulit për të parandaluar militantët të dërgonin fletëvolante proteste, propagandë kundër Phenianit dhe objekte të tjera mbi kufirin e tyre.
Në maj të këtij viti, presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol tha se Seuli ishte "i gatshëm të punojë me komunitetin ndërkombëtar për të paraqitur një plan të guximshëm që do të forcojë ndjeshëm ekonominë e Koresë së Veriut dhe do të përmirësojë cilësinë e jetës së popullsisë së saj".
Në ditën e 100-të të mandatit të tij të mërkurën, Yoon-i përsëri theksoi gatishmërinë e tij për të ofruar ndihmë graduale ekonomike për Phenianin, nëse ai i jep fund zhvillimit të armëve bërthamore dhe fillon çarmatimin bërthamor.
"Kur mendon se plani për të shkëmbyer "bashkëpunimin ekonomik" me nderin tonë, armët (tona) bërthamore, është ëndrra, shpresa dhe plani i madh i Yoon-it, e kupton se ai është vërtet i thjeshtë dhe ende fëminor", tha Yo Jong në një deklaratë të publikuar nga Agjencia Qendrore e Lajmeve të Koresë.
"Ndërsa ai mund të jetë duke trokitur në derë me një plan madhështor, pasi ‘plani i tij i guximshëm' nuk po funksionon, ne e bëjmë të qartë se nuk do të ulemi ballë për ballë me të,” shtoi ajo.
Komentet e Kim Yo Jong-it erdhën disa ditë pasi Pheniani kërcënoi se do të "fshinte" nga dheu autoritetet e Seulit për një shpërthim të fundit të COVID-19.
Pheniani është përpjekur të fajësojë për shpërthimin një akt të rrallë proteste në Jug, por një akt që shpesh bëhet objekt ankesash: balonat që bartin mesazhe propagandistike të lëshuara drejt veriut nga aktivistët. Pheniani është përpjekur të pretendojë se rastet e COVID-it janë transmetuar nga këto balona, jo nga vektori më i mundshëm dhe efikas i transmetimit, njerëzit.
Vërejtjet vijnë pasi zyrtarë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Koreja e Jugut vazhdojnë të paralajmërojnë se Koreja e Veriut po përgatitet të kryejë atë që mund të jetë testi i saj i shtatë bërthamor.
E . S / SCAN
Sondazh

Rrëzohet qeveria e pakicës e Dritan Abazoviç!
Vetëm tre muaj e gjysmë qëndroi në post qeveria e pakicës e kryeministrit Dritan Abazoviç. Në rrëzimin e qeverisë malazeze luajti rol qëndrimi i Abazoviç ndaj......

Objektet bërthamore në luftë: Çfarë rregullash parashikon ligji ndërkombëtar?!
Ushtria ruse e ka pushtuar centralin bërthamor Zhaporizhia në jug të Ukrainës që nga marsi, ndërsa kohët e fundit ka pasur atje granatime. Kievi dhe Moska......

Cilat vende zotërojnë më shumë ar?
Kombet e botës vazhdojnë të mbajnë rezerva ari në bankat e tyre qendrore, edhe pse janë tërhequr me kalimin e viteve nga shqyrtimi i tij për sa i përket......

Serbia dhe Kosova bien dakord për bisedime të mëtejshme për të ulur tensionet në Ballkan!
Udhëheqësit e Serbisë dhe Kosovës zhvilluan bisedime të nivelit të lartë të krizës të enjten, të cilat ndërmjetësuesit e Bashkimit Europian shpresojnë se do të......

Çfarë na shpëtoi nga epokat e akullnajave, fsheh më shumë jetë se pylli tropikal i Amazonës dhe ka një qarkullim prej 70 miliardë dollarësh?
Çfarë na shpëtoi nga epokat e akullnajave, fsheh më shumë jetë se pylli tropikal i Amazonës dhe çon një qarkullim prej 70 miliardë dollarësh? Përgjigje: rëra.......

Hulumtimi: Varësia gjermane nga Kina po rritet 'me ritëm të jashtëzakonshëm'!
Ekonomia gjermane u bë më e varur nga Kina në gjysmën e parë të 2022, me investimet direkte dhe deficitin e saj tregtar duke arritur majat e reja, pavarësisht......

KESH blen energji me çmim rekord - Anuloi procedurën nga rritja e çmimeve, tender pas 6 ditësh me 106 euro/Mwh më shtrenjtë
Pavarësisht se 4 ditë më parë deklaroi se nevojat konsumatore për energji do të plotësohen nga prodhimi në Kaskadën e Drinit, Korporata Elektronergjetike......

Qeveria “nënvlerëson” Lekun - Rritet borxhi publik në valutë, 70 % e përbën Euro
Qeveria shqiptare po ndjek një politikë të kundërt me atë të vendosur për nxitjen e përdorimit të monedhës vendase në ekonomi. Raporti i Bankës së Shqipërisë......