Rrëzohet qeveria e pakicës e Dritan Abazoviç!

Vetëm tre muaj e gjysmë qëndroi në post qeveria e pakicës e kryeministrit Dritan Abazoviç. Në rrëzimin e qeverisë malazeze luajti rol qëndrimi i Abazoviç ndaj kishës ortodokse serbe.
Parlamenti në Mal të Zi rrëzoi qeverinë e kryeministrit, Dritan Abazoviç natën e së shtunës (20.08). 50 nga 81 deputetë votuan natën e së shtunës me iniciativën e partisë së presidentit Milo Gjukanoviç dhe katër grupeve parlamentare. Ekologjisti liberal Abazoviç kishte zemëruar dy javë më parë presidentin e vendit, sepse kishte nënshkruar një marrëveshje të kontestuar me kishën ortodokse serbe.
Kjo marrëveshje është mjaft e debatuar në Malin e Zi, sepse i jep të drejta të veçanta, kishës ortodokse serbe të kontrolluar nga Beogradi. Mali i Zi shpalli pavarësinë në vitin 2006, atëherë në ujdi me shtetin serb. Sot qeveria në Beograd përpiqet përmes kishës dhe partive lokale proserbe e organizatave të tjera të ushtrojë ndikim në Malin e Zi, vend anëtar i NATO-s nga viti 2017.
36-vjeçari Abazoviç e mori postin më 28 prill, pasi qeveria e mëparshme proserbe u rrëzua nga parlamenti.
Abazoviç ashtu si edhe presidenti Gjukanoviç konsiderohen me orientim perëndimor. Qeveria e Abazoviçit ishte një koalicion shumë partiak i pakicës me partinë e tij URA, Të Gjelbrit, socialdemokratët, partitë etnike të shqiptarëve dhe boshnjakëve si edhe një partie proserbe. Abazoviç do të vazhdojë të drejtojë qeverinë në detyrë, deri sa të zgjidhet kryeministri i ri.
E . S / SCAN

Objektet bërthamore në luftë: Çfarë rregullash parashikon ligji ndërkombëtar?!
Ushtria ruse e ka pushtuar centralin bërthamor Zhaporizhia në jug të Ukrainës që nga marsi, ndërsa kohët e fundit ka pasur atje granatime. Kievi dhe Moska......

Cilat vende zotërojnë më shumë ar?
Kombet e botës vazhdojnë të mbajnë rezerva ari në bankat e tyre qendrore, edhe pse janë tërhequr me kalimin e viteve nga shqyrtimi i tij për sa i përket......

Serbia dhe Kosova bien dakord për bisedime të mëtejshme për të ulur tensionet në Ballkan!
Udhëheqësit e Serbisë dhe Kosovës zhvilluan bisedime të nivelit të lartë të krizës të enjten, të cilat ndërmjetësuesit e Bashkimit Europian shpresojnë se do të......

Çfarë na shpëtoi nga epokat e akullnajave, fsheh më shumë jetë se pylli tropikal i Amazonës dhe ka një qarkullim prej 70 miliardë dollarësh?
Çfarë na shpëtoi nga epokat e akullnajave, fsheh më shumë jetë se pylli tropikal i Amazonës dhe çon një qarkullim prej 70 miliardë dollarësh? Përgjigje: rëra.......

Hulumtimi: Varësia gjermane nga Kina po rritet 'me ritëm të jashtëzakonshëm'!
Ekonomia gjermane u bë më e varur nga Kina në gjysmën e parë të 2022, me investimet direkte dhe deficitin e saj tregtar duke arritur majat e reja, pavarësisht......

KESH blen energji me çmim rekord - Anuloi procedurën nga rritja e çmimeve, tender pas 6 ditësh me 106 euro/Mwh më shtrenjtë
Pavarësisht se 4 ditë më parë deklaroi se nevojat konsumatore për energji do të plotësohen nga prodhimi në Kaskadën e Drinit, Korporata Elektronergjetike......

Qeveria “nënvlerëson” Lekun - Rritet borxhi publik në valutë, 70 % e përbën Euro
Qeveria shqiptare po ndjek një politikë të kundërt me atë të vendosur për nxitjen e përdorimit të monedhës vendase në ekonomi. Raporti i Bankës së Shqipërisë......

“Vërshojnë” kreditë dhe kursimet në valutë - Leku mbetet zgjedhje e “detyruar” për qytetarët dhe bizneset
Pavarësisht masave të deeuroizimit të zbatuara nga Banka e Shqipërisë, duket se qytetarët kanë tendencë të zgjedhin më së shumti përdorimin e monedhave të......