Qeveria “nënvlerëson” Lekun - Rritet borxhi publik në valutë, 70 % e përbën Euro

Qeveria shqiptare po ndjek një politikë të kundërt me atë të vendosur për nxitjen e përdorimit të monedhës vendase në ekonomi. Raporti i Bankës së Shqipërisë vë në dukje se transaksionet financiare të lidhura me nivelin dhe ecurinë e borxhit publik në valutë, ruajnë nxitjen për përdorimin e valutës në ekonomi, duke kontribuuar në drejtim të kundërt me masat e deeuroizimit.
Dokumenti ka marrë në analizë ecurinë e borxhit publik, ku evidentohet se në fund të marsit 2022 vërehet: rritje e peshës së letrave me vlerë të borxhit (titujve) me maturitet më të gjatë se 12 muaj (obligacione 2-vjeçare dhe 10-vjeçare); rritje në masën 9.57% e peshës së detyrimeve në valutë të qeverisë shqiptare krahasuar me fundin e shtatorit 2021; rënie e borxhit të brendshëm në masën 8.44% krahasuar me fundin e shtatorit 2021.
Referuar dokumentit, në fund të marsit 2022, borxhi publik në valutë zinte 51.3% të totalit të borxhit publik, duke u rritur me gati 8.4 pikë përiqndje gjatë gjashtë muajve paraardhës.
Ai mbizotërohet nga borxhi në euro, i cili zë gati 70% të vlerës së borxhit në valutë. Sipas Bankës së Shqipërisë, zhvillimet e fundit në sismein financiar reflektojnë larminë e faktorëve që i ndikojnë treguesit e deeuroizimit, dhe evidentojnë nevojën për zbatimin e masave të deeuroizimit me konsistencë, në mënyrë proaktive dhe të koordinuar ndërinstitucionalisht.
Elisabeta Dosku / SCAN
Sondazh

“Vërshojnë” kreditë dhe kursimet në valutë - Leku mbetet zgjedhje e “detyruar” për qytetarët dhe bizneset
Pavarësisht masave të deeuroizimit të zbatuara nga Banka e Shqipërisë, duket se qytetarët kanë tendencë të zgjedhin më së shumti përdorimin e monedhave të......

Stoqet europiane bien ndërsa Dollari arrin në nivelin më të lartë të një muaji!
Indekset europiane të aksioneve ranë të premten pasi çmimet e prodhuesve gjermanë panë rritjen e tyre më të madhe të regjistruar ndonjëherë, ndërsa dollari......

Minatori kryesor i uraniumit rrit objektivin e prodhimit duke përmendur perspektivën rritëse bërthamore!
Prodhuesi më i madh në botë i uraniumit Kazatomprom , tha të premten, se ka rritur objektivin e tij të prodhimit për vitin 2024 duke përmendur kërkesën në......

SHBA dhe Tajvani forcojnë shkëmbimet tregtare - Reagon Kina: Do të marrim masat e duhura për të ruajtur sovranitetin
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Tajvani deklaruan se kanë nisur negociatat për një marrëveshje tregtare dypalëshe në fillim të kësaj vjeshte. Një......

Rusia parashikon dyfishim të çmimit të eksportit të gazit - Çmimi është rritur në krahasim me një vit më parë
Rusia parashikon se çmimi mesatar i eksportit të gazit do të dyfishohet këtë vit duke arritur deri në 730 dollarë për 1 mijë metra kub, para se të ulet......

Rritet çmimi i banesave të reja në Malin e Zi - Mesatarja në tremujorin e dytë të këtij viti është 1.375 euro për metër katror
Sipas të dhënave më të fundit, çmimi mesatar për metër katror i një apartamenti të ri në Mal të Zi është 1.375 euro, në tremujorin e dytë të këtij viti. Në......

Shtimi i burimeve të rinovueshme - BE synon të rrisë nxjerrjen e lëndëve të para
Komisioni Europian synon të rrisë prodhimin e lëndëve të para të nevojshme për energjinë e rinovueshme. Sipas Financial Times, planifikohet heqja e pengesave......

Zbulohet evazion gjigand në Greqi - 14 biznese shërbimi fshehën të ardhura prej 5,15 milionë euro
Auditimet e Autoritetit të Pavarur të të Ardhurave Publike në Greqi kanë zbuluar një evasion fiskal të jashtëzakonshëm. Kontrollet janë kryer në bizneset e......