Shtimi i burimeve të rinovueshme - BE synon të rrisë nxjerrjen e lëndëve të para

Komisioni Europian synon të rrisë prodhimin e lëndëve të para të nevojshme për energjinë e rinovueshme. Sipas Financial Times, planifikohet heqja e pengesave për nxjerrjen dhe prodhimin e materialeve si litiumi, kobalti dhe grafiti të domosdoshëm për parqet eolike, panelet diellore dhe automjetet elektrike.
Komisioni për tregtinë e brendshme në Bashkimin Europian konfirmoi se kërkesa po rritet ndjeshëm për shkak të tranzicionit dixhital dhe të gjelbër të shpqërisë, por shimë shpesh kjo varet pothuajse plotësisht nga importet, ndërsa gjeopolitika e zinxhirit të furnizimit është gjithnjë e më i paqëndrueshëm. Një plan i tillë do të kërkonte një debat të hapur për më shumë nxjerrje, përpunim, rafinim dhe riciklim në Europë.
Financial Times përmend rastin e rezervave të mëdha të litiumit në Portugali dhe minierën e Baroso në veri lindje të vendit, që do të duhej të kishte filluar prodhimin e litiumit për bateritë e automjeteve elektrike që në vitin 2020. Por në pritje të miratimit ambiental data vijon të shtyhet. Komisioni Europian po punon për një projektligj mbi lëndët e para me synimin për të sitimuluar prodhimin në BE.
Sipas Komisionit Europian, në vitin 2020, rreth 22% e prodhimit të energjisë së BE-së vinte nga burime të rinovueshme, me objektivin për të arritur deri në 32% deri në 2030-ën. Deri në vitin 2030 kërkesa e BE-sëpër nxjerrjen e mineraleve të rrallë për turbinat eolike do të pesëfishohet, ndërsa oferta globale pritet vetëm të dyfishohet. Kërkesa për litium pritet të jetë 60 herë më e lartë në krahasim me konsumet aktuale brenda vitit 2050, ndërsa ajo për kobalt dhe grafit 15 herë më e madhe.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Zbulohet evazion gjigand në Greqi - 14 biznese shërbimi fshehën të ardhura prej 5,15 milionë euro
Auditimet e Autoritetit të Pavarur të të Ardhurave Publike në Greqi kanë zbuluar një evasion fiskal të jashtëzakonshëm. Kontrollet janë kryer në bizneset e......

Ether është rritur 100% që nga ‘fundosja’ e tij në qershor, duke tejkaluar masivisht Bitcoin!
Që nga fundosja në mes të qershorit, Ether ka tejkaluar masivisht Bitcoin pasi investitorët parashikojnë një përmirësim të madh të blockchain Ethereum. Bitcoin......

Zjarret djegin një zonë 3 herë më të madhe se Luksemburgu – Regjistrohen viktima në Itali dhe Austri nga stuhitë e dhunshme!
Stuhitë e dhunshme në Europën Qendrore kanë vrarë të paktën shtatë persona, duke përfshirë dy fëmijë, dhe kanë dëmtuar rëndë një numër ndërtesash. Të paktën dy......

Dollari dhe Franga e mbyllin javën pozitivisht ndërsa Paundi dhe monedha europiane humbasin pikë!
Dollari amerikan ka vijuar edhe këtë të premte të fitojë pikë përballë monedhës vendase pasi në raport me dje blihet me 115 lekë dhe shitet me 116.5 lekë duke......

CNN: Shqipëria një ndër 7 destinacionet e preferuara - Amerikanët po vërshojnë në pikat e nxehta të Europës por ku po shkojnë europianët?!
Në studimet e fundit të tregut të udhëtimeve dhe turizmit ka rezultuar se amerikanët aktualisht kanë preferuar të viztojnë më së shumti vendet e ‘nxehta’ dhe......

Ankimohet tenderi për kaskadën e Drinit - Sërish “telashe” për monitorimin e treguesve mjedisorë, janë detyrim për kredinë e BERZH
Prej gati 1 viti Korporata Elektroenergjetike Shqiptare nuk po arrin të finalizojë tenderin për monitorimin e treguesve mjedisorë në tre hidrocentralet e......

Ekspertët: Rënia e çmimeve të gazit 'mund të jetë një shenjë' e asaj që do të ndodhë më pas me inflacionin!
Çmimet e gazit po vazhdojnë të bien në mënyrë të vazhdueshme pasi arritën një rekord të lartë në fillim të këtij viti dhe ekspertët janë optimist se kjo është......

Lira turke në nivele të ulëta rekord pas uljes së papritur të normës të Bankës Qendrore!
Lira ra 0.8% kundrejt dollarit, për t'u tregtuar afër niveleve të ulëta rekord, pasi banka qendrore e Turqisë uli papritur normën bazë të interesit në 13% nga......