Rajoni Postuar më 18 Gusht 2022, 14:25

Lira turke në nivele të ulëta rekord pas uljes së papritur të normës të Bankës Qendrore!

Nga SCAN TV
Lira turke në nivele të ulëta rekord pas uljes së papritur

Lira ra 0.8% kundrejt dollarit, për t'u tregtuar afër niveleve të ulëta rekord, pasi banka qendrore e Turqisë uli papritur normën bazë të interesit në 13% nga 14%.

Lëvizja erdhi si një surprizë për analistët që prisnin që ajo të mbahej e qëndrueshme pasi Turqia po merret me inflacionin e lartë dhe implikimet ekonomike të luftës në Ukrainë.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili beson në kundërshtim me ortodoksinë ekonomike – se ulja e normave të interesit zbut inflacionin, ka bërë thirrje për norma më të ulëta muajt e fundit.

Investitorët shitën lirën, me një dollar duke blerë më shumë se 18 lira, duke e vendosur atë pranë niveleve më të ulëta historike. Monedha e Turqisë ka rënë më shumë se një të katërtën e vlerës së saj ndaj dollarit këtë vit.

Tregtarët shitën gjithashtu borxhin në valutë të huaj të Turqisë. Rendimenti i një obligacioni në dollarë turk që maturohet në mars 2027 u ngjit në 9.920% nga 9.725%, sipas të dhënave nga Tradeweb.

Edel Strazimiri / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat