Shqipëria Postuar më 19 Gusht 2022, 09:55

Dollari dhe Franga e mbyllin javën pozitivisht ndërsa Paundi dhe monedha europiane humbasin pikë!

Nga SCAN TV
Dollari dhe Franga e mbyllin javën pozitivisht ndërsa Paundi dhe

Dollari amerikan ka vijuar edhe këtë të premte të fitojë pikë përballë monedhës vendase pasi në raport me dje blihet me 115 lekë dhe shitet me 116.5 lekë duke e mbyllur pozitivisht këtë javë.

Sipas kursit të këmbimit lokal edhe Franga zvicerane ka regjistruar rritje të kuotës këtë fundjave pasi në raport me ditën e djeshme është blerë sot me 120 lekë dhe është shitur me 121 lekë.

Monedha europiane sakaq edhe pse nuk ka pësuar rënie të ndjeshme e ka mbyllur këtë javë negativisht duke u blerë sot me 116.7 lekë dhe duke u shitur me 117.5 lekë.

Referuar tregut të brendshëm valutor edhe Paundi britanik ka pasur rënie të vlerës mëngjesin e sotëm duke u blerë me 137 lekë dhe duke u shitur me 138.5 lekë krahasuar me një ditë më parë.

SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat