Bota Postuar më 19 Gusht 2022, 11:57

SHBA dhe Tajvani forcojnë shkëmbimet tregtare - Reagon Kina: Do të marrim masat e duhura për të ruajtur sovranitetin

Nga SCAN TV
SHBA dhe Tajvani forcojnë shkëmbimet tregtare - Reagon Kina: Do

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Tajvani deklaruan se kanë nisur negociatat për një marrëveshje tregtare dypalëshe në fillim të kësaj vjeshte. Një marrëveshje e cila nënshkruhet në një moment shumë të tensionuar mes Uashingtonit dhe Pekinit për sa i përket sovranitetit të Tajvanit, që në orët e fundit ka kryer një seri stërbitjesh me avionët e tij ushtarakë më të avanciar pas manovrave të Kinës përreth ishullit.

Lajmi për një marrëveshje tregtare mes Uashingtonit dhe Tajvanit shkaktoi reagimin e menjëhershën të Kinës. Pekini kundërshton me forcë shkëmbimet tregtare mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Tajvanit. Ministria kineze e tregtisë deklaroi se Kina do të marrë të gjitha masat e domosdoshme për të ruajtur me vendosmërin sovranitetin dhe sigurinë e saj.

Uashingtoni sipas Pekinit duhet të respektojë principin e një Kine të vetme, dhe nuk duhet të mbështesë në asnjë mënyrë pavarësinë e Tajvanit. Për këtë arsye Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të menaxhojnë me shumë kujdes marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare me ishullin.

Në fillim të kësaj jave një delegacion i kongresit amerikan vizitoi selinë e parlamentit të Tajvanit dhe u takua me zyrtarë të qeverisë vendore, duke përshkallëzuar tensionet mes Uashingtonit dhe Pekinit.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat