Bota Postuar më 19 Gusht 2022, 11:56

Rusia parashikon dyfishim të çmimit të eksportit të gazit - Çmimi është rritur në krahasim me një vit më parë

Nga SCAN TV
Rusia parashikon dyfishim të çmimit të eksportit të gazit

Rusia parashikon se çmimi mesatar i eksportit të gazit do të dyfishohet këtë vit duke arritur deri në 730 dollarë për 1 mijë metra kub, para se të ulet gradualisht në fund të vitit 2025 për shkak të reduktimit të eksporteve nga gazsjellësit e saj.

Lajmi konfirmohet nga një dokument i ministrisë ruse të ekonomisë që është parë nga agjencia e lajmeve Reuters

Flukset e gazit nga Rusia, furnizuesi kryesor i Europës janë pakësuar këtë vit si pasojë e dërgimit të trupave ushtarake të Moskës në Ukrainë në muajin shkurt dhe përjashtimit nga furnizimet të disa vendeve europiane që refuzuan të paguajnë gazin në rubla. Por dhe për shkak të një riparimi të turbinës së gazsjellësit Nord Stream 1 mes Rusisë dhe Gjermanisë. Për shkak të kësaj situate janë rritur dhe çmimet e gazit.

Ministria ruse e ekonomisë parashikon se eksportet e gazit nga tubacionet e Gazprom do të ulen në 170.4 miliard metër kub këtë vit në krahasim me parashikimet e publikuara në muajin maj për 185 miliard metër kub dhe më pak se 205.6 miliard metër kub gaz të eksportuar në vitin 2021.

Ministria e ekonomisë parashikon se flukset e gazit do të vazhdojnë të reduktohen dhe vitin e ardhshëm por pa dhënë asnjë shpjegim për arsyet.

Për shkak të furnizimeve të kufizuara, parashikimet për çmimin mesatar të gazit të rezultuan të barabarta me 730 dollarë për 1 mijë metër kub në vitin 2022, më shumë se dyfishi në krahasim me 304.6 dollarë për 1 mijë metër kub një vit më parë, me një rritje prej 40% të çmimit në krahasim me parashikimet prej 523.3 dollarë për një mijë metër kub.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat