Minatori kryesor i uraniumit rrit objektivin e prodhimit duke përmendur perspektivën rritëse bërthamore!

Prodhuesi më i madh në botë i uraniumit Kazatomprom , tha të premten, se ka rritur objektivin e tij të prodhimit për vitin 2024 duke përmendur kërkesën në rritje për karburant bërthamor mes shqetësimeve të sigurisë globale të energjisë dhe luftës në Ukrainë.
Kazatomprom, me qendër në Kazakistan, do të rrisë prodhimin me 2,000 deri në 3,000 ton në vitin 2024, tha në një raport tremujor.
"...Ne besojmë se ndryshimi themelor në ekuilibrin midis ofertës dhe kërkesës është ende në progres, me një iluzion të ofertës dytësore të pafundme, duke krijuar mundësi të vazhdueshme për Kazatomprom si një furnizues kryesor që mban një qasje të disiplinuar," tha kompania.
"Një faktor kyç që kontribuon në përmirësimin e kushteve të tregut të uraniumit dhe perspektivën optimiste për industrinë e energjisë bërthamore në vitet e fundit ka qenë debati ndërkombëtar mbi ndikimet sociale dhe mjedisore të infrastrukturës energjetike" .
"Këto diskutime janë bërë edhe më të theksuara kohët e fundit mes vëmendjes në rritje për sigurinë e energjisë dhe diversifikimin në lidhje me konfliktin ruso-ukrainas."
‘Vende të ndryshme, duke përfshirë disa që kishin braktisur planet e tyre bërthamore ose ishin angazhuar për të hequr gradualisht energjinë bërthamore, tani thuhet se po rishikojnë politikat e tyre dhe, në disa raste, po rishqyrtojnë energjinë bërthamore së bashku me strategjitë e tyre të energjisë së rinovueshme,’ tha Kazatomprom.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

SHBA dhe Tajvani forcojnë shkëmbimet tregtare - Reagon Kina: Do të marrim masat e duhura për të ruajtur sovranitetin
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Tajvani deklaruan se kanë nisur negociatat për një marrëveshje tregtare dypalëshe në fillim të kësaj vjeshte. Një......

Rusia parashikon dyfishim të çmimit të eksportit të gazit - Çmimi është rritur në krahasim me një vit më parë
Rusia parashikon se çmimi mesatar i eksportit të gazit do të dyfishohet këtë vit duke arritur deri në 730 dollarë për 1 mijë metra kub, para se të ulet......

Rritet çmimi i banesave të reja në Malin e Zi - Mesatarja në tremujorin e dytë të këtij viti është 1.375 euro për metër katror
Sipas të dhënave më të fundit, çmimi mesatar për metër katror i një apartamenti të ri në Mal të Zi është 1.375 euro, në tremujorin e dytë të këtij viti. Në......

Shtimi i burimeve të rinovueshme - BE synon të rrisë nxjerrjen e lëndëve të para
Komisioni Europian synon të rrisë prodhimin e lëndëve të para të nevojshme për energjinë e rinovueshme. Sipas Financial Times, planifikohet heqja e pengesave......

Zbulohet evazion gjigand në Greqi - 14 biznese shërbimi fshehën të ardhura prej 5,15 milionë euro
Auditimet e Autoritetit të Pavarur të të Ardhurave Publike në Greqi kanë zbuluar një evasion fiskal të jashtëzakonshëm. Kontrollet janë kryer në bizneset e......

Ether është rritur 100% që nga ‘fundosja’ e tij në qershor, duke tejkaluar masivisht Bitcoin!
Që nga fundosja në mes të qershorit, Ether ka tejkaluar masivisht Bitcoin pasi investitorët parashikojnë një përmirësim të madh të blockchain Ethereum. Bitcoin......

Zjarret djegin një zonë 3 herë më të madhe se Luksemburgu – Regjistrohen viktima në Itali dhe Austri nga stuhitë e dhunshme!
Stuhitë e dhunshme në Europën Qendrore kanë vrarë të paktën shtatë persona, duke përfshirë dy fëmijë, dhe kanë dëmtuar rëndë një numër ndërtesash. Të paktën dy......

Dollari dhe Franga e mbyllin javën pozitivisht ndërsa Paundi dhe monedha europiane humbasin pikë!
Dollari amerikan ka vijuar edhe këtë të premte të fitojë pikë përballë monedhës vendase pasi në raport me dje blihet me 115 lekë dhe shitet me 116.5 lekë duke......