Inceneratori i Elbasanit, në KPP - Tenderi për monitorimin mjedisor, ankesa: Kriteret i plotëson vetëm 1 laborator në Shqipëri!

Tenderi për monitorimin e parametrave mjedisore në inceneratorin e Elbasanit është ankimuar pranë Komisionit të Prokurimit Publik, teksa kompania që ka depozituar ankesën pretendon se disa nga kriteret e kërkuara i plotëson vetëm 1 laborator në Shqipëri, duke kufizuar maksimalisht konkurrencën.
Sipas ankesës së depozituar në KPP, kërkohet që operatori ekonomik të ketë në përbërje të stafit një inxhinier që të jetë njëkohësisht edhe ekspert mjedisi i licencuar, ndërkohë që këtë kriter e ka vetëm një laborator në sistemin e Drejtorisë së Përgjthshme të Akreditmit.
Po ashtu, sipas ankesës janë bërë specifikime dhe kërkesa, që janë të pabazuara në ligj, sikurse është periudha e përvojës që duhet të zotërojë kompania që do të jetë fituese e tenderit apo përcaktimi markave konkrete të pajisjeve që duhet të zotërojë subjekti.
Procedura e prokurimit për monitorimin e parametrave mjedisore dhe hartimin e raporteve përkatës për inceneratorin e Elbasanit u hap në datën 17 gusht nga “ECO –ELB”, që është shoqëria e krijuar për zbatimin e detyrimit koncesionar të transferimit të impiantit të përpunimit të mbetjeve urbane, pas vendosjes nën sekuestro konservative të të gjithë aseteve të kompanisë “Albtek Energji”, që ishte mbajtëse e koncesionit.
Ndërkohë që, shpesh herë ekspertët e mjedisit kanë theksuar rëndësinë e monitorimit të ndotjes në inceneratorin e Elbasanit, për shkak të emetimeve që shkaktohen nga djegia e mbetjeve.
Ola Mitre / SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=g2JEar0a3XA
Sondazh

‘Kulmi i absurditetit’ - Koreja e Veriut refuzon ndihmën ekonomike të ofruar nga Jugu në këmbim të çarmatimit bërthamor!
Motra e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, hodhi poshtë ofertën e Koresë së Jugut për përfitime ekonomike në këmbim të masave të çarmatimit bërthamor,......

Rrëzohet qeveria e pakicës e Dritan Abazoviç!
Vetëm tre muaj e gjysmë qëndroi në post qeveria e pakicës e kryeministrit Dritan Abazoviç. Në rrëzimin e qeverisë malazeze luajti rol qëndrimi i Abazoviç ndaj......

Objektet bërthamore në luftë: Çfarë rregullash parashikon ligji ndërkombëtar?!
Ushtria ruse e ka pushtuar centralin bërthamor Zhaporizhia në jug të Ukrainës që nga marsi, ndërsa kohët e fundit ka pasur atje granatime. Kievi dhe Moska......

Cilat vende zotërojnë më shumë ar?
Kombet e botës vazhdojnë të mbajnë rezerva ari në bankat e tyre qendrore, edhe pse janë tërhequr me kalimin e viteve nga shqyrtimi i tij për sa i përket......

Serbia dhe Kosova bien dakord për bisedime të mëtejshme për të ulur tensionet në Ballkan!
Udhëheqësit e Serbisë dhe Kosovës zhvilluan bisedime të nivelit të lartë të krizës të enjten, të cilat ndërmjetësuesit e Bashkimit Europian shpresojnë se do të......

Çfarë na shpëtoi nga epokat e akullnajave, fsheh më shumë jetë se pylli tropikal i Amazonës dhe ka një qarkullim prej 70 miliardë dollarësh?
Çfarë na shpëtoi nga epokat e akullnajave, fsheh më shumë jetë se pylli tropikal i Amazonës dhe çon një qarkullim prej 70 miliardë dollarësh? Përgjigje: rëra.......

Hulumtimi: Varësia gjermane nga Kina po rritet 'me ritëm të jashtëzakonshëm'!
Ekonomia gjermane u bë më e varur nga Kina në gjysmën e parë të 2022, me investimet direkte dhe deficitin e saj tregtar duke arritur majat e reja, pavarësisht......

KESH blen energji me çmim rekord - Anuloi procedurën nga rritja e çmimeve, tender pas 6 ditësh me 106 euro/Mwh më shtrenjtë
Pavarësisht se 4 ditë më parë deklaroi se nevojat konsumatore për energji do të plotësohen nga prodhimi në Kaskadën e Drinit, Korporata Elektronergjetike......