Debatet për pensionet në Itali - Partitë shpalosin propozimet e tyre në prag të zgjedhjeve

Në prag të zgjedhjeve, në Itali partitë kanë shpalosur planet e tyre për pensionet. Qendra e djathtë në programin e saj të përbashkët thekson domosdoshmërinë e rritjes së pensioneve minimale. Liderja e Fratelli d’Italia, Giorga Meloni u shpreh se nuk ka një shifër të saktë pasi fillimisht duhet kuptuar se sa mund të aplikohet kjo masë dhe sa do të jetë shtesa. Ajo shtoi se pensionet minimale janë të papërshtatshme dhe mënyrat për të përmirësuar situatën përballë rritjes së inflacionit mund të gjenden në një sistem që shpenzon rreth 110 miliard euro në bonuse të panevojshme dhe që shpenzon 780 euro për person për të ardhurat bazë.
Ndërsa Forza Italia jep shifra të caktuara duke kërkuar rritjen deri në një mijë euro të pensioneve minimale. Një propozim tjetër është që pensioni të ndahet në 13 muaj.
Domosdoshmëria e fortë për rishikimin e pensioneve në Itali është një çështje që nuk mund të shtyhet për Legën. Objektivi kryesor është ndryshimi i ligjit Fornero me kuotën 41. Sipas këtij ligji, të punësuarit përfitojnë të drejtën për pension të parakohshëm nëse kanë 41 vjet që derdhin kontribute. Ndërsa për të punësuarat femra mosha e pensionit duhet të jetë 63, me të paktën 20 vjet kontribute.
Partia demokratike nga ana e saj prezanton një plan të jashtëzakonshëm për punësimin femëror, sepse sipas kësaj partie pengesat që femrat hasin për të marrë pjesë në jetën ekonomike, janë një goditje për dinjitetin dhe lirinë e tyre për zgjedhje. Partia demokratike këmbëngul se rritja e punësimit të femrave është e vetmja rrugë për të përballuar me sukses dy sfidat e mëdha: prodhimi i ulët dhe mbështetja e sistemit të pensioneve.
Lëvizja me Pesë Yje e ka përqendruar propozimin e saj në rritjen e pensioneve të invadilitetit për personat me aftësi të kufizuar.
E majta italiane dhe të Gjelbërit propozojnë daljen në pension në moshën 62 vjeç me 41 vite kontribute, duke njohur dhe periudhën që personat kanë qëndruar pa punë jo me vullnetin e tyre. Dhe në këtë rast pensioni minimal kërkohet të jetë 1 mijë euro.
Edhe më majtas, Unioni popullor propozon anulimin e ligjit Fornero duke caktuar moshën 60 vjeç për daljen në pension me 35 vite kontribute. Dhe kjo lëvizje cakton shumën e 1 mijë eurove si pension minimal, si dhe propozon që pensionet e ardhshme maksimale dhe akumulimi i përfitimeve pensionale të jetë prej 5 mijë euro në muaj.
Dorina Kurtaj / SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=Leyfoin2Mko

Inflacioni rekord në Mbretërinë e Bashkuar - Analistët: Shkaku kryesor është Brexit, pasojat do të zgjasin disa vite
Pandemia e Covid dhe tensionet gjeopolitike për shkak të luftës në Ukrainë, lanë në hije pasojat e Brexit në Mbretërinë e bashkuar. Por që në muajin maj Banka......

Apple i thotë “lamtumirë” Kinës - Zhvendoset në Vietnam prodhimi i Apple Watch dhe MacBook
Vendimi i Apple për të rritur prodhimin e saj jashtë Kinës po merr gjithnjë e më shumë formë. Pasi zhvendosi në muajt e kaluar disa nga linjat e prodhimit në......

Më shumë përfitues nga nafta falas - Rritet financimi për fermerët edhe nga Skema Kombëtare
Pavarësisht se fondet për Ministrinë e Bujqësise nga buxheti i shtetit në 3 vitet e ardhshme janë në rënie, numri i fermerët që përfitojnë grante nga Skemat......

Mbi 2200 të papunë “depërtuan” në treg - Nxitja e punësimit, rriten fondet dhe targeti për uljen e papunësisë
Afro 643 subjekte dhe 2,238 punëkërkues të papunë kanë përfituar nga programet e nxitjes së punësimit gjatë vitit që lam pas. Referuar të dhënave të......

Inceneratori i Elbasanit, në KPP - Tenderi për monitorimin mjedisor, ankesa: Kriteret i plotëson vetëm 1 laborator në Shqipëri!
Tenderi për monitorimin e parametrave mjedisore në inceneratorin e Elbasanit është ankimuar pranë Komisionit të Prokurimit Publik, teksa kompania që ka......

‘Kulmi i absurditetit’ - Koreja e Veriut refuzon ndihmën ekonomike të ofruar nga Jugu në këmbim të çarmatimit bërthamor!
Motra e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, hodhi poshtë ofertën e Koresë së Jugut për përfitime ekonomike në këmbim të masave të çarmatimit bërthamor,......

Rrëzohet qeveria e pakicës e Dritan Abazoviç!
Vetëm tre muaj e gjysmë qëndroi në post qeveria e pakicës e kryeministrit Dritan Abazoviç. Në rrëzimin e qeverisë malazeze luajti rol qëndrimi i Abazoviç ndaj......

Objektet bërthamore në luftë: Çfarë rregullash parashikon ligji ndërkombëtar?!
Ushtria ruse e ka pushtuar centralin bërthamor Zhaporizhia në jug të Ukrainës që nga marsi, ndërsa kohët e fundit ka pasur atje granatime. Kievi dhe Moska......