Europa Postuar më 20 Gusht 2022, 11:00

Inflacioni rekord në Mbretërinë e Bashkuar - Analistët: Shkaku kryesor është Brexit, pasojat do të zgjasin disa vite

Nga SCAN TV
Inflacioni rekord në Mbretërinë e Bashkuar - Analistët:

Pandemia e Covid dhe tensionet gjeopolitike për shkak të luftës në Ukrainë, lanë në hije pasojat e Brexit në Mbretërinë e bashkuar. Por që në muajin maj Banka e Anglisë nuk e fshihte pesimizmin e saj: inflacioni po gjunjëzon shumë britanikë dhe po vazhdon të shënojë rekorde të reja. Në muajin gusht, sipas zyrës kmbëtare të statistikave inflacioni arriti në 10.1%, më i larti prej 40 vitesh. Sipas bankës së Anglisë rekordi i ri do të shënohet në muajin tetor: 13.3%. Njëkohësisht me këtë Londra po përballet me një recesion të thellë që do të zgjasë për shumë kohë ndëra PBB pritet të shënojë rënie prej 0.25%.

Banka Qendrore ka rritur që nga muaji dhjetor pesë herë normat e interesit duke i çuar në 1.25%. Një shtesë e dhumbshme për familjet britanike që nuk morën rezultatin të cilin shpresonin, pra ngadalësimin e inflacionit. Ata që mbështesin Brexit fajësojnë ‘stuhinë’ në tregun e lëndëve të para. Por sipas analistëve ky është vetëm një nga shkaqet e rritjes së inlfacionit në vend. Është e dukshme që dhe ekonomia britanike njësoj si ajo e vendeve të tjera, vuan pasojat e rritjes së çmimeve të hidrokarbureve, por dhe të një tregu me çmime të larta të produkteve ushqimore. Por kjo e fundit lidhet më shumë me problemet specifike të prodhimit dhe furnizimit, pasojë e drejtpërdrejtë e Brexit.

Ekspertët janë të bindur se Brexit është shkaku i rritjes së çmimeve vitet e fundit. Duke filluar që nga rritja e taksave për mallrat dhe shërbimet që vijnë nga Europa. Sipas një studimi të “London School of Economics”, pengesat tregtare kanë shkaktuar një rritje prej 6% të çmimeve të produkteve ushqimore në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa tregu i punës është bërë shumë i vështirë. Dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian rëndoi mungesën e forcës së punës në çdo sektor, duke eliminuar nga tregu i punës qindra mijëra qytetarë europianë. Kryeministri në largim, Boris Johnson, për shumë këmbëngulte se shumë njerëz u larguan nga Mbretëria e Bashkuar për shkak të pandemisë. Mund të jetë e vërtetë por është e sigurtë që dhe për shkak të Brexit ata nuk u rikthyen më. Për herë të parë në historinë britanike, numri i vendeve të punës që janë bosh është më i lartë se numri i të papunëve, dhe pse emigracioni i kualifikuar është rritur.

Menjëherë pas daljes nga Bashkimi Europian, rënia e investimeve të sipërmarrjeve vendase u bë më e theksuar. Në vitin 2008 Mbretëria e Bashkuar ishte në vendin e dytë nga 7 ekonomitë më të mëdha në botë. Në vitin 2020 zbriti në vendin e katërt. Sipas strategëve të bankave kryesore të Uall Street, Mbretëria e bashkuar do të qëndrojë e bllokuar për vite të tëra nga ky inflacion i lartë i shkaktuar nga Brexit. Citigroup, Banka e Amerikës dhe Standard Bank e kanë bërë të qartë në një raport të publikuar në muajin qershor: pavarësisht vështirësive globale që prekin çdo ekonomi, situata shqetësuese britanike përbën një përjashtim në botën perëndimore. Dhe arsyeja për këtë duhet kërkuar dhe në dëmet ekonomike  të shkaktuara nga vendimi për të ndërprerë urat me Bashkimin Europian. Ekspertët pranojnë se Brexit nuk është e vetmja arsye për krizën e kostos së jetës, por për shkak të saj zgjidhja e problemit do të jetë më e vështirë në Mbretërinë e Bashkuar se në çdo vend  tjetër.

Dorina Kurtaj / SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=jHSo31vGC6s

Sondazh

Poll
Bota 19 Gusht

Cilat vende zotërojnë më shumë ar?

Kombet e botës vazhdojnë të mbajnë rezerva ari në bankat e tyre qendrore, edhe pse janë tërhequr me kalimin e viteve nga shqyrtimi i tij për sa i përket......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat