Europa Postuar më 20 Gusht 2022, 11:03

Suedi, 2.8 miliardë euro ndihmë për familjet - Financimi do të shërbejë për të paguar faturat e gazit

Nga SCAN TV
Suedi, 2.8 miliardë euro ndihmë për familjet - Financimi do

Qeveria e Suedisë do të ndihmojë familjet që të përballojnë rritjen e çmimit të gazit me një fond ndihmash prej 2.8 miliardë euro.

Lajmi u konfirmua nga kryeministrja e vendit Magdalena Andersson, e cila tre javë para zgjedhjeve, prezantoi masën e marrë në kuadër të konfliktit ruso – ukrainas. Ajo u shpreh para gazetarëve se nuk do të lejohet që presidenti rus Putin të mbaje peng familjet dhe industritë e Suedisë.

Me çmimet e gazit në rritje të vazhdueshme në Suedi janë gjithnjë e më të shumtë ata që për t’u ngrohur i janë rikthyer oxhaqeve dhe sobave me dru. Kjo situatë e krijuar, sipas tregtarëve, ka shkaktuar një rritje të fortë të kërkesës në krahasim me vitet e kaluara.

Nëse rikthimi tek oxhaku lehtëson faturat, rritja e impianteve me dru do të çojë në rritjen e prodhimit të dioksidit të karbonit dhe pluhërave të butë sidomos në rastin e impianteve disa vjeçarë.

Dorina Kurtaj / SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=F9TGiFKm1MU

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Shkurt

Rama në Kosovë, pritet nga Albin Kurti

Kryeministri Edi Rama u prit sot në një takim nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti. Në vijim të vizitës së tij të punës në Kosovë, Rama u prit me ceremoni......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Shkurt

Rama në Kosovë, pritet nga Albin Kurti

Kryeministri Edi Rama u prit sot në një takim nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti. Në vijim të vizitës së tij të punës në Kosovë, Rama u prit me ceremoni......