Vazhdon eksporti i drithërave nga Ukraina – Tri anije me rreth 58 mijë ton misër drejt Turqisë e Britanisë!

Tri anije transporti me rreth 58,000 ton misër në bord u nisën nga portet e Ukrainës drejt Irlandës, Britanisë së Madhe dhe Turqisë.
Dy javë pas përfundimit të marrëveshjes për eksportin e prodhimeve bujqësore nga Ukraina, tri anije të tjera të ngarkuara me drithëra dhe ushqime u larguan nga portet ukrainase të Detit të Zi, dy nga porti Chornomorsk dhe një nga Odesa.
Sipas ministrit ukrainas të Infrastrukturës, Olexander Kubrakov, tri anijet e transportit "Navistar", "Rojen" dhe "Polarnet" kishin rreth 58 mijë ton misër në bord.
Destinacioni i tyre është Irlanda, Britania e Madhe dhe Turqia, u tha nga ministria. Sipas Ministrisë turke të Mbrojtjes edhe një anije transporti bosh do të niset për në një port ukrainas pas inspektimit në Stamboll.
Ndërkohë Ukraina po kërkon që marrëveshja e eksportit të grurit në Detin e Zi të shtrihet edhe për mallra të tjera.
Marrëveshja ka të bëjë me logjistikën dhe me lëvizjen e anijeve në Detin e Zi, tha zëvendësministri i Ekonomisë Taras Katshka për Financial Times, dhe kur flitet për mallra nuk ka asnjë ndryshim midis grurit dhe mineralit të hekurit, për shembull.
E . S / SCAN
Sondazh

BQE do të rrisë më tej normat e interesit - Skenari ekonomik për vendet e BE po përkeqësohet
Banka Qendrore Europiane konfirmoi strategjinë e saj në buletinin ekonomik: normat e interesit do të rriten sërish në mbledhjen e rradhës, ndërkohë që......

Kuba hapet ndaj dollarit - Vendi miraton dhe mekanizmin e shitblerjes
Qeveria kubane deklaroi se shteti do të fillojë blerjen e dollarëve dhe valutave të tjera, si hapi i parë për të vendosur, në një datë ende të pacaktuar, edhe......

Opinion: Si holandezët mund të jenë shpëtimi i Europës në luftën energjitike
Mënyra më e mirë për t'u marrë me luftën energjetike të Rusisë ndaj Bashkimit Evropian është duke e përdorur atë si një mundësi, dhe përshpejtimi i......

Të ardhura më të larta për Thomson Reuters - Në tremujorin e dytë u rritën 5%, në 1.61 miliardë dollarë
Thomson Reuters raportoi një rritje në fitimet e tremujorit të dytë dhe rriti pritshmëritë për të ardhurat për vitin e plotë. Kompania e Reuters Neus mbylli......

Bilanci i pasojave të sanksioneve ndaj Rusisë - Bie ndjeshëm prodhimi dhe eksporti i automjeteve
Komisioni Europian publikoi një vlerësim fillestar të efekteve të masave të marra nga Brukseli kundër Moskës me qëllim privimin e Kremlinit nga mjetet për të......

Emiratet e Bashkuara Arabe përgatisin rezervat - Shtohet prodhimi i naftës në rast të një krize të furnizimit global
Liderët e OPEC, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, janë të gatshëm të bëjnë një rritje të konsiderueshme të prodhimit të naftës në rast se do të......

“Diagnozë” historike e pronësisë në Shqipëri! Si nisën uzurpimet në 1912, asgjësimi i kadastrave në 1914 në Durrës dhe komisionet e ‘dështuara’ hetimore (Pjesa I)
https://www.youtube.com/watch?v=R1SUgLIGnx8&list=PLfjdwzUbedO3PGDTj4JcFkf5UDMKf54WC&index=20 Nga Kreshnik KUÇAJ/SCAN Një nga problematikat më të mëdha......

Elon Musk parashikon recesion të butë 18-mujor dhe sugjeron riblerje të reja aksionesh
Në mbledhjen e aksionerëve të Tesla 2022, investitorët pyetën CEO Elon Musk se si kompania planifikon të shpenzojë paratë e saj në vitet e ardhshme dhe për......