Kuba hapet ndaj dollarit - Vendi miraton dhe mekanizmin e shitblerjes

Qeveria kubane deklaroi se shteti do të fillojë blerjen e dollarëve dhe valutave të tjera, si hapi i parë për të vendosur, në një datë ende të pacaktuar, edhe shitjen e tyre në popullsi.
Mediat kubane e theksojnë këtë aspekt të fundit si një risi absolute, sepse blerjet e valutës me para në dorë nga popullata në sistemin bankar publik nuk janë autorizuar asnjëherë.
Lidhur me këtë, gjatë emisionit ‘Mesa Redonda’ në televizionin shtetëror, presidentja e bankës qendrore, Marta Sabina Uilson González, saktësoi se kursi i këmbimit do të jetë 120 pesos kubane – kupa - për çdo dollar, ndërsa për euron, banka do të ofrojë 119.69 kupë. Aktualisht çmimi i monedhës amerikane është ruajtur artificialisht në nivelin 24 pesos kubane për dollar.
Vitin e kaluar Kuba i dha fund sistemit të valutës së dyfishtë e cila ekzistonte që nga viti 1994 dhe sipas shumë personave ishte shndërruar në një kufizim të madh për ekonominë kubane por dhe krijonte pabarazi të madhe në vend. Sistemi ishte miratuar pas rënies së Bashkimit Sovjetik, kur Kuba u përball me një krizë të rëndë ekonomike të shkaktuar nga zhdukja e qeverive që kishin qenë prej shumë vitesh blerësit e prodhimeve të vendit.
Për një periudhë në vend u lejua përdorimi i dollarit si valutë paralele. Për të shmangur faktin që qarkullimi i dollarit të rritej ndjeshëm dhe të krijonte probleme, qeveria kubane vendosi ta zëvendësonte me një monedhë të së njëjtës vlerë por kubane.
SCAN
Sondazh

Opinion: Si holandezët mund të jenë shpëtimi i Europës në luftën energjitike
Mënyra më e mirë për t'u marrë me luftën energjetike të Rusisë ndaj Bashkimit Evropian është duke e përdorur atë si një mundësi, dhe përshpejtimi i......

Të ardhura më të larta për Thomson Reuters - Në tremujorin e dytë u rritën 5%, në 1.61 miliardë dollarë
Thomson Reuters raportoi një rritje në fitimet e tremujorit të dytë dhe rriti pritshmëritë për të ardhurat për vitin e plotë. Kompania e Reuters Neus mbylli......

Bilanci i pasojave të sanksioneve ndaj Rusisë - Bie ndjeshëm prodhimi dhe eksporti i automjeteve
Komisioni Europian publikoi një vlerësim fillestar të efekteve të masave të marra nga Brukseli kundër Moskës me qëllim privimin e Kremlinit nga mjetet për të......

Emiratet e Bashkuara Arabe përgatisin rezervat - Shtohet prodhimi i naftës në rast të një krize të furnizimit global
Liderët e OPEC, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, janë të gatshëm të bëjnë një rritje të konsiderueshme të prodhimit të naftës në rast se do të......

“Diagnozë” historike e pronësisë në Shqipëri! Si nisën uzurpimet në 1912, asgjësimi i kadastrave në 1914 në Durrës dhe komisionet e ‘dështuara’ hetimore (Pjesa I)
https://www.youtube.com/watch?v=R1SUgLIGnx8&list=PLfjdwzUbedO3PGDTj4JcFkf5UDMKf54WC&index=20 Nga Kreshnik KUÇAJ/SCAN Një nga problematikat më të mëdha......

Elon Musk parashikon recesion të butë 18-mujor dhe sugjeron riblerje të reja aksionesh
Në mbledhjen e aksionerëve të Tesla 2022, investitorët pyetën CEO Elon Musk se si kompania planifikon të shpenzojë paratë e saj në vitet e ardhshme dhe për......

Analistët: Çmimet e energjisë janë ulur, por aksionet e naftës mbeten ende një blerje e leverdishme!
Çmimet e naftës kanë rënë ndjeshëm nga majat e tyre të fundit, por ka ende mundësi të leverdishme për blerjen e stoqeve të naftës, sipas analistëve. Kjo për......

“Lëvizin” licencat për energjisë diellore - Pas 3 vitesh, 5 prodhues të rinj që do të përfitojnë nga masat mbështetëse të qeverisë
Enti Rregullator i Energjisë ka licencuar 5 kompani në veprimtrinë e prodhimit të energjisë elektrike nga centrale fotovoltaike të vegjël, duke i hapur rrugë......