Shqipëria Postuar më 11 Shtator 2023, 14:31

Ulliri “premton” 4-fishin e të ardhurave - Rrapaj: Produkti kryesor që siguron rritje të qendrueshme të bujqësisë

Nga SCAN TV
Ulliri “premton” 4-fishin e të ardhurave - Rrapaj: Produkti

Ulliri është produkti më premtues i bujqësisë që ka potenciale të larta për të mbajtur me të ardhura familjet shqiptare.

Rritja e prodhimit me 39 për qind gjatë vitit që kaloi, që solli përpunim më të lartë të vajit të ullirit, si dhe rritja e eksportit dhe rënia e importit, janë tregues se ky produkt duhet të marrë vëmendjen më të lartë të mbështetjes nga politikat shtetërore në mënyrë që të ketë qëndrueshmëri.

Në një intervistë për SCAN, Kreu i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, Agim Rrapaj, thekson se potencialet janë që të ardhurat nga vaji i ullirit për mbi 118 mijë familje, të katërfishohen.

Përgjatë 8 muajve të parë të vitit, sipas shifrave zyrtare, importi i vajit të ullirit ra me 8 herë. Por cilat kanë qenë arsyet?

Në periudhën  Janar-Gusht 2023 janë importuar vetëm 22.5 ton vaj ullinj, nga 184 të importuara në 8 mujorin 2022, ndërsa në rritje të konsiderueshme kanë rezultuar edhe eksportet, duke u regjistruar në afro 5 mijë tonë.

Elisabeta Dosku/SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat