Çdo vit e më pak fëmijë në shkolla - Rreth 1,000 nxënës i “mungojnë” klasës së dhjetë. Regjistrimet prekin rekordin më të ulët
“Scan Intel” ka siguruar shifrat paraprake të regjistrimeve në arsim për vitin shkollor 2023-2024 referuar Ministrisë së Arsimit, nga ku del se gjatë këtij viti do të ulen për herë të parë në bankat e shkollës rreth 29 mijë nxënës. Deri në verifikimin e saktë të këtyre shifrave nuk mund të bëjmë një krahasim me vitin e kaluar sepse sipas ministrisë përkatëse ndryshimet janë të vogla. Nga ana tjetër, numri i nxënësve të cilët kanë kaluar nga arsimi 9-vjeçar në arsimin e mesëm është rreth 27 mijë, por pa llogaritur këtu regjistrimet në arsimin profesional, gjithmonë referuar shifrave paraprake të sigurura nga Ministria e Arsimit. Vitin e kaluar në klasën e dhjetë ishin gjithsej rreth 28 mijë nxënës. Pra, nga shifrat shohim se ka një rënie të regjistrimeve në klasën e dhjetë këtë vit.
Sipas të dhënave të analizuara nga “Scan Intel” referuar “Institutit të Statistikave” numri i nxënësve të regjsitruar në shkolla po vjen në rënie nga viti në vit. Nëse do ta përqëndronim analizën vetëm në regjistrimet për arsimin 9-vjeçar, të dhënat tregojnë se viti 2022 regjistron numrin më të ulët të nxënësve në këto dy dekadat e fundit. Vitin e kaluar u regjistruan në arsimin 9-vjeçar rreth 267 mijë nxënës, nga 278 mijë të regjistruar në vitin 2021. Kjo rënie e numri të nxënësve në shkolla vjen kryesisht si pasojë e faktorëve demografikë, si plakja e popullsisë apo emigrimi i lartë i shqiptarëve, dhe sidomos atyre në moshë minorene këto vitet e fundit. Këtë e mbështesin edhe të dhënat në rënie, sidomos të regjistrimeve të nxënësve në klasë të dhjetë.
“Scan Intel” ndër të tjera ka analizuar të dhënat e INSTAT për të parë se si paraqitet numri i nxënësve të regjistruar në arsimin e mësëm përgjatë viteve. Ajo që bie në sy është se numri i tyre ka ardhur duke rënë gradualisht nga njëri vit në tjetrin. Shifrat sinjalizojnë se viti shkollor 2022-2023 ka patur numrin më të ulët të nxënësve të regjistruar në arsimin e mesëm që nga viti 2012-të. Në vitin shkollor 2022-23, u regjistruan në arsimin e mesëm 95,845 nxënës, nga 103,467 nxënës duke shënuar një rënie kështu me 7.3%.
Xhorxhina Deda/SCAN
Sondazh

Gjermania, e “sëmura” e Europës! - E vetmja ekonomi e madhe që do të tkurret këtë vit pasi recesioni vazhdon
Gjermania do të vijojë një recesion të zgjatur këtë vit, e vetmja ekonomi e madhe evropiane që përjeton një tkurrje ekonomike gjatë vitit 2023, sipas......

Si Vietnami po i ofron SHBA-së një alternativë ndaj Kinës?!
Presidenti Joe Biden ndodhet në Vietnam për një vizitë që synon të thellojë lidhjet ekonomike midis Uashingtonit dhe Hanoit, si pjesë e përpjekjeve për të......

A do të bëhet India: Bharat? Pse disa vende po ndryshojnë emrin e tyre!
Bharat është një term sanskritisht i gjetur në shkrimet e shenjta nga rreth 2000 vjet më parë dhe samiti i G20 në Indi është një platformë e përsosur për të......

Ekonomia e BE-së humbet vrullin mes luftës, inflacionit dhe fatkeqësive natyrore!
Komisioni Europian ka rishikuar parashikimin e tij ekonomik, duke paralajmëruar se çmimet kokëfortë të larta për mallrat dhe shërbimet "po marrin një taksë më......

Parashikimi i Komisionit të BE-së për ekonominë – Pritet ngadalësim për vitin 2023 dhe 2024
Ekonomia e eurozonës do të ngadalësohet me 0.8 për qind këtë vit dhe 1.3 për qind në vitin 2024, tha të hënën Komisioni Evropian në parashikimin e tij të......

BMW do të investojë 600 milionë paund në fabrikën elektrike në Britani!
Investimi do të sigurojë 4,000 "punë me aftësi të larta" dhe do të forcojë linjat e prodhimit, sipas Departamentit të Biznesit dhe Tregtisë. Prodhuesi......

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?!
Dollari amerikan Blihet sot me 99 lekë dhe shitet me 100.3 lekë sipas kursit të këmbimit lokal duke mos pasur luhatje të ndjeshme të kuotës. Monedha......

Më shumë financime për klimën - FMN u kërkon anëtarëve të G20 të përmbushin angazhimin për të siguruar 100 mld USD
Kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Kristalina Georgieva, theksoi urgjencën e rritjes së burimeve të alokuara për organizmin financiar botëror përpara......