Më shumë financime për klimën - FMN u kërkon anëtarëve të G20 të përmbushin angazhimin për të siguruar 100 mld USD

Kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Kristalina Georgieva, theksoi urgjencën e rritjes së burimeve të alokuara për organizmin financiar botëror përpara fundit të këtij viti. Georgieva u bëri thirrje gjithashtu vendeve anëtare të G20 që të përmbushin angazhimin e tyre për të siguruar 100 miliardë dollarë në vit për fondet e klimës.
Gjatë samitit në Nju Delhi gjatë fundjavës, G20 publikoi një deklaratë ku zotohej të trajtojë dobësitë e borxhit me të cilat përballen vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme në një mënyrë të plotë, gjithëpërfshirëse dhe sistematike. Megjithatë, G20 nuk prezantoi ndonjë plan të ri veprimi.
Në një deklaratë përmbyllëse pas samitit dyditor, Georgieva deklaroi se anëtarët e G20 duhet të japin shembullin duke përmbushur premtimet e tyre prej 100 miliardë dollarësh në vit për financimin e klimës dhe kjo duhet të arrihet duke forcuar bankat e zhvillimit shumëpalësh.
Vendet gjithashtu duhet të mobilizojnë burimet e brendshme për të financuar dhe menaxhuar tranzicionin e gjelbër përmes reformave tatimore, shpenzimeve publike efektive dhe efikase, institucioneve të forta fiskale dhe tregjeve të borxhit lokal.
Ajo i kërkoi grupimit të forcojë rrjetin global të sigurisë financiare. “Për ta bërë ekonominë globale më të fortë dhe më elastike në një botë më të prirur ndaj goditjeve, është jetike të arrihet një marrëveshje për të rritur burimet e kuotave të FMN-së përpara fundit të vitit,” tha ajo.
Një pakt i tillë do të siguronte burimet e nevojshme për mbështetjen pa interes të Fondit për vendet më të varfra përmes programit për Reduktimin e Varfërisë dhe Rritjen Ekonomike, shtoi ajo. Samiti i G20 u zotua gjithashtu për të forcuar dhe reformuar bankat e zhvillimit shumëpalësh, duke pranuar një propozim për të rregulluar më shumë tregun e kriptovalutave në mbarë botën.
Dorian Koça/SCAN
Sondazh

Listimet e Airbnb në New York bien me 70% - Por, emigracioni po shkakton tension në qytet
Listimet e Airbnb në New York kanë rënë me 70% që nga zbatimi i ligjit të ri që kërkon që pronarët e apartamenteve me qira afatshkurtër të listojnë shtëpitë e......

Nëntoka e Kremlinit - A ka një ‘metro sekrete’ sovjetike poshtë Moskës?
Ka shumë sekrete nga Lufta e Ftohtë për të cilat ndoshta nuk do të kemi kurrë një përgjigje. Një prej tyre që është përfolur për dekada është ekzistenca e një......

A i lexon Putin lajmet? - Një ekspert thotë se do të habitej nëse dieta mediatike e presidentit rus 'përfshin shumë nga çdo gjë'
Mes luftës së vazhdueshme dhe të paprovokuar të Rusisë në Ukrainë, Presidenti Vladimir Putin ka goditur aftësinë e rusëve të zakonshëm për të hyrë në lajme të......

"Tërmeti më i madh në historinë njerëzore" - Shkaktoi një megatsunami që dërgoi valë masive duke u përplasur nga Kili në Zelandën e Re
Sipas një studimi, arkeologët kanë gjetur prova të tërmetit më të madh në historinë njerëzore, i cili shkaktoi një megatsunami 5000 milje të gjatë që......

Kush janë 10 tregjet më të mëdha të aksioneve në botë?
Bursat luajnë një rol kryesor në ekonominë globale, kështu që madhësia ka rëndësi. Mund të keni dëgjuar patjetër për bursa të ndryshme të pranishme në mbarë......

Ka fituar 280,000 dollarë duke lëshuar veten me qira - Njihuni me njeriun që nuk bën "asgjë të veçantë"
Keni ëndërruar ndonjëherë të paguheni për të mos bërë asgjë? Për një burrë në Japoni, ky është realiteti i tij dhe po i siguron atij një pagë të......

Rekuperimi i aseteve të korrupsionit, ligji brenda 2024 - Forcohet BKH, krijohet njësi për përgjimet parandaluese dhe vlerësimin e riskut
Ministria e Drejtësisë parashikon që brenda vitit të ardhshëm të ketë gati legjislacionin e duhur për të bërë të mundur procesin e rekuperimit të aseteve të......

Azilantët po pakësohen! - 20% më pak kërkesa në gjashtë muajt e parë të vitit. Aplikuan rreth 5 mijë shqiptarë
Numri i kërkesave për azil përgjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti ka shënuar rënie më rreth 20%, krahasuar me të njejtën periudhë të një viti më parë,......