Shqipëria Postuar më 11 Shtator 2023, 14:28

Planet e eficiencës së energjisë - Hapet tenderi 25 mln lekë, monitorim për arritjen e objektivëve deri në 2030

Nga SCAN TV
Planet e eficiencës së energjisë - Hapet tenderi 25 mln

Me një fond limit prej 25 mln lekë, Agjencia për Eficencnën e Energjisë synon monitorimin e planeve të detajuara të eficiencës së energjisë, burimeve të rinovueshme të energjisë dhe reduktimin e CO2 sipas Planit Kombtar për Energjinë dhe Klimën.

Ky dikaster ka hapur procedurën e prokurimit publik për kompaninë e konsulencës, ndërkohë që sipas dokumenteve të tenderit, në Shqipëri mungon sistemi zyrtar i grumbullimit dhe përpunimit të të dhënave energjetike e në veçanti ai për të dhënat e konsumit të energjisë. Si rrjedhojë, sipas agjencisë hasen vështirësi të dukshme në hartimin dhe monitorimin e të gjitha planeve të efiencës së energjisë dhe burimeve të rinovueshme të energjisë.

Po ashtu, kjo vështirësi haset edhe në drejtim të strategjive dhe planeve kombëtare si dhe për monitorimin e targeteve të klimës për reduktimin e emetimeve të dioksidit të karbonit, bazuar në kërkesat e BE-së dhe Marrëveshjes së Klimës, të nëshkruar në Paris.

Në dokumente, specifikohet gjithashtu se deri tani parashikime dhe bilancet energjetike janë përgatitur duke përdorur metodën ‘nga lart-poshtë’, duke qenë se është e pamundur që të dhënat e nevojshme të grumbullohen në përputhje me qasjen/metodën ‘poshtë-lart’, kombinuar me metodën e përmendur më herët. Ndërkaq, konsulenti që do të përzgjidhet do të duhet të përcaktojë investimet kryesore që kërkohen për arritjen e targetave për të gjithë sektorët socialekonomik për periudhën 2023-2030, si dhe mbulimin e tyre nga ana e Buxhetit të Shtetit, Fondit Monetar Ndërkombëtar, bankat tregtare apo investitorët privatë.

Ola Mitre/ SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat