Rritje e moderuar e kredive me probleme - Në korrik rezultuan 5.28%, nga 5.20% në muajin qershor
Kredia me probleme në sistemin bankar ka vijuar të mbetet në nivele të ulëta edhe në muajin korrik, duke shënuar një rritje minimale shkaktuar kryesisht nga rënia e bazës krahasuese, që lidhet kryesisht me tkurrjen e kredisë në monedhën e përbashkët evropiane. Banka e Shqipërisë raporton se huaja me probleme në korrik rezulton 5.28% nga 5.20% në muajin qershor. Në korrikun e vitit 2022, huaja me probleme zinte 5.27% të totalit, duke mbetur në nivele lehtësisht më të ulëta përgjatë gjithë 12 mujorit.
Ndërkaq kreditimi, veçanërisht ai në valutë të huaj, ka shënuar tkurrje gjatë muajve të verës, në reflektim të rritjes në nivele rekord të normës bazë të interesit nga Banka Qendrore Evropiane, por edhe të vështirësive që po hasin bankat në miratimin e huave të reja për shkak të dixhitalizimit të shërbimeve kadastrale. Konkretisht, norma e eurobor-it 12-mujor ka arritur në 4.0% në muajin qershor, nga 0.29% që ishte në të njëjtin muaj të vitit të kaluar.
Interesi mesatar i kredisë së re në euro për bizneset rezultoi mesatarisht 6.1% në tremujorin e dytë, nga 5.4% që ishte në dy tremujorët paraardhës. Ndërkaq, kredia hipotekare në euro për individët rezultoi 5.0% në fund të gjashtëmujorit, me një rritje prej 1.4 pikë përqindje krahasuar me nivelin mesatar të tremujorit të parë të këtij viti dhe të vitit të kaluar. Specifikisht, kredia në total rezulton 704 miliardë lekë, për muajin korrik, nga 713 miliardë lekë në qershor.
Por ndërsa rezultojnë në rritje të lehtë për shkak të rënies së bazës krahasuese, kreditë me probleme kanë vijuar të favorizohen nga mbiçmimi i lekut në raport me valutat e huaja, e veçanërisht me monedhën e përbashkët evropiane. Mbiçmimi i lekut ka sjellë së pari tkurrjen e vlerës totale të kredive në valutë të huaj, por edhe ka neutralizuar rritjen e fortë të normave të interesit të kredisë në euro duke favorizuar dukshëm të gjithë ata subjekte që i kanë kreditë në euro dhe të ardhurat në lekë.
I parë në terma makro, forcimi i kursit të këmbimit ka ndihmuar në forcimin e stabilitetit financiar, nëpërmjet përmirësimit të bilanceve financiare të kredimarrësve në valutë dhe efektit pozitiv në nivelin e kredive me probleme, të cilat edhe për korrikun mbetën në nivele të moderuara.
Lorenc Rabeta/SCAN
Sondazh

Borxhi i jashtëm qeveritar kalon 5 miliardë euro - Nga 4.6 miliardë euro në 2022, borxhi shtetëror shtohet me 500 milionë euro
Për herë të parë këtë vit, borxhi i jashtëm i Qeverisë Shqiptare ka kaluar nivelin e 5 miliardë eurove. Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë,......

5 kandidatë për drejtimin e BEI - Cilët janë favoritët për Bankën Europiane të Investimeve?
Pesë kandidatë do të garojnë për postin e presidentit të Bankës Europiane të Investimeve (BEI). Ministrja e Jashtme e Spanjës, Nadia Calviño dhe shefja e......

Nisja e vitit të ri shkollor: 44 objekte arsimore të përfunduara deri tani në kuadër të Programit “BE për Shkollat”!
Sipas njoftimit për media të publikuar nga EU4Schools, 11,000 nxënës e fëmijë, si dhe 748 mësues kanë nisur vitin e ri shkollor në objekte arsimore të reja e......

Çdo vit e më pak fëmijë në shkolla - Rreth 1,000 nxënës i “mungojnë” klasës së dhjetë. Regjistrimet prekin rekordin më të ulët
“Scan Intel” ka siguruar shifrat paraprake të regjistrimeve në arsim për vitin shkollor 2023-2024 referuar Ministrisë së Arsimit, nga ku del se gjatë këtij......

Gjermania, e “sëmura” e Europës! - E vetmja ekonomi e madhe që do të tkurret këtë vit pasi recesioni vazhdon
Gjermania do të vijojë një recesion të zgjatur këtë vit, e vetmja ekonomi e madhe evropiane që përjeton një tkurrje ekonomike gjatë vitit 2023, sipas......

Si Vietnami po i ofron SHBA-së një alternativë ndaj Kinës?!
Presidenti Joe Biden ndodhet në Vietnam për një vizitë që synon të thellojë lidhjet ekonomike midis Uashingtonit dhe Hanoit, si pjesë e përpjekjeve për të......

A do të bëhet India: Bharat? Pse disa vende po ndryshojnë emrin e tyre!
Bharat është një term sanskritisht i gjetur në shkrimet e shenjta nga rreth 2000 vjet më parë dhe samiti i G20 në Indi është një platformë e përsosur për të......

Ekonomia e BE-së humbet vrullin mes luftës, inflacionit dhe fatkeqësive natyrore!
Komisioni Europian ka rishikuar parashikimin e tij ekonomik, duke paralajmëruar se çmimet kokëfortë të larta për mallrat dhe shërbimet "po marrin një taksë më......