Borxhi i jashtëm qeveritar kalon 5 miliardë euro - Nga 4.6 miliardë euro në 2022, borxhi shtetëror shtohet me 500 milionë euro
Për herë të parë këtë vit, borxhi i jashtëm i Qeverisë Shqiptare ka kaluar nivelin e 5 miliardë eurove. Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, Borxhi i Qeverisë së Përgjithësme në mesin e këtij viti rezulton 5.1 miliardë euro. Rritja e fortë vjen pas të paktën dy viteve gjatë të cilëve borxhi i jashtëm kishte njohur rënie, dhe i detyrohet në masë të konsiderueshme eurobondit prej 500 milionë eurosh të emetuar nga Qeveria shqiptare këtë verë. Nga 4.6 miliardë euro në fund të vitit 2022, borxhi qeveritar është ngjitur në 5.1 miliardë në qershor.
Por megjithë shtesën e dukshme prej eurobondit, Qeveria vijon të përjetoje situatë shumë të favorshme të huamarrjes së jashtme.
Megjithëse në realitet borxhi publik ka vijuar të rritet përgjatë këtij viti, duke kaluar pragun e 1.4 trilionë lekëve, vlera në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto rezulton 64.7% në mesin e këtij vit, me rënie prej plot 10% krahasuar me vitet 2020-2021. Huaja shtetërore rezulton në muajin qershor mbi 13 miliardë euro, rreth 1.2 miliardë euro më shumë se një vit më parë. Rënia në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto i detyrohet tërësisht rritjes së PBB për shkak të çmimeve dhe kursit të këmbimit.
Ndërkaq, nuk është vetëm borxhi në raport me PBB, që është ulur ndjeshëm për shkak të rritjes së të ardhurave buxhetore dhe kursit të këmbimit, por edhe kostot e shërbimit të huasë shtetërore. Megjithëse kostot e shërbimit të borxhit janë rritur në terma reale, ato rezultojnë ndjeshëm më të ulëta këtë vit të matura në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, kostot e shërbimit të borxhit rezultojnë në mes të këtij viti sa 1.84% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, dukshëm më të ulëta se e njëjta periudhë e një viti më parë, kur totali i kostove të shërbimit të borxhit ishin sa 1.97% e PBB.
Lorenc Rabeta/SCAN
Sondazh

5 kandidatë për drejtimin e BEI - Cilët janë favoritët për Bankën Europiane të Investimeve?
Pesë kandidatë do të garojnë për postin e presidentit të Bankës Europiane të Investimeve (BEI). Ministrja e Jashtme e Spanjës, Nadia Calviño dhe shefja e......

Nisja e vitit të ri shkollor: 44 objekte arsimore të përfunduara deri tani në kuadër të Programit “BE për Shkollat”!
Sipas njoftimit për media të publikuar nga EU4Schools, 11,000 nxënës e fëmijë, si dhe 748 mësues kanë nisur vitin e ri shkollor në objekte arsimore të reja e......

Çdo vit e më pak fëmijë në shkolla - Rreth 1,000 nxënës i “mungojnë” klasës së dhjetë. Regjistrimet prekin rekordin më të ulët
“Scan Intel” ka siguruar shifrat paraprake të regjistrimeve në arsim për vitin shkollor 2023-2024 referuar Ministrisë së Arsimit, nga ku del se gjatë këtij......

Gjermania, e “sëmura” e Europës! - E vetmja ekonomi e madhe që do të tkurret këtë vit pasi recesioni vazhdon
Gjermania do të vijojë një recesion të zgjatur këtë vit, e vetmja ekonomi e madhe evropiane që përjeton një tkurrje ekonomike gjatë vitit 2023, sipas......

Si Vietnami po i ofron SHBA-së një alternativë ndaj Kinës?!
Presidenti Joe Biden ndodhet në Vietnam për një vizitë që synon të thellojë lidhjet ekonomike midis Uashingtonit dhe Hanoit, si pjesë e përpjekjeve për të......

A do të bëhet India: Bharat? Pse disa vende po ndryshojnë emrin e tyre!
Bharat është një term sanskritisht i gjetur në shkrimet e shenjta nga rreth 2000 vjet më parë dhe samiti i G20 në Indi është një platformë e përsosur për të......

Ekonomia e BE-së humbet vrullin mes luftës, inflacionit dhe fatkeqësive natyrore!
Komisioni Europian ka rishikuar parashikimin e tij ekonomik, duke paralajmëruar se çmimet kokëfortë të larta për mallrat dhe shërbimet "po marrin një taksë më......

Parashikimi i Komisionit të BE-së për ekonominë – Pritet ngadalësim për vitin 2023 dhe 2024
Ekonomia e eurozonës do të ngadalësohet me 0.8 për qind këtë vit dhe 1.3 për qind në vitin 2024, tha të hënën Komisioni Evropian në parashikimin e tij të......