Bota Postuar më 22 Qershor 2023, 10:52

Ulen ndjeshëm çmimet e diamanteve - Brenda 16 muajve shënohet një rënie prej 18%

Nga SCAN TV
Ulen ndjeshëm çmimet e diamanteve - Brenda 16 muajve shënohet

Çmimet e diamanteve janë ulur 18% nga nivelet më të larta të të gjitha kohërave në shkurt të vitit 2022 dhe janë ulur me 6.5% nga viti në vit, sipas Indeksit Global të Çmimeve të Përafërta të Diamantit. Por vlera e tyre nuk do të bjerë më tej, siç raportojnë analistët e tregut.

Diamantet, së bashku me bizhuteritë e tjera, kanë parë rritjen e çmimeve të tyre gjatë pandemisë pasi konsumatorët ishin të gatshëm të shpenzonin. Sipas ekspertëve konsumatorët ishin ‘të furnizuar’ me para nga tregjet e fuqishme të kapitalit dhe programet e stimulimit ekonomik dhe të etur për t'i shpenzuar ato për dhurata kuptimplote për të dashurit e tyre.

Kur njerëzit nuk mund të udhëtonin ose të hanin jashtë, të gjitha ato para shtesë shkuan në sende luksoze dhe bizhuteri. Dhe kur ekonomia filloi të rihapet, çmimet e diamanteve filluan të rriten duke u ndjekur nga një "rënie e shpejtë".

Konkurrenca e vazhdueshme nga diamantet e prodhuara nga njeriu, një rikuperim më i ngadalshëm i ekonomisë kineze dhe një sfond i pasigurt makroekonomik janë gjithashtu nxitësit e një tregu të dobët, sipas ekspertëve të industrisë.

Dorina Kurtaj /SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat