Ukraina rrit normën bazë të interesit në 25% - Vendimi i Bankës Qendrore u mor për të mbrojtur të ardhurat dhe kursimet
Vijojnë të ndihen pasojat ekonomike të luftës sidomos në vendet e prekura drejt për së drejti nga konflikti. Banka qendrore e Ukrainës ka rritur normën bazë të interesit nga 10 në 25%, duke shënuar ndërhyrjen e parë pas katër muajsh, që nga fillimi i sulmit rus në 24 shkurt.
Objektivi i vendimit të bankës qendrore në Kiev është frenimi i inflacionit dyshifror - që u rrit në 16.4% në muajin prill - dhe të mbrojë të ardhurat dhe kursimet nga pasojat e konfliktit të vazhdueshëm. Masat stimuluese për ekonominë në prill u rritën gjithashtu në 3.18 miliardë euro, kundrejt një mesatareje mujore të blerjeve të letrave me vlerë të barabartë me 1.87 miliardë euro.
Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës pati një ndikim të fortë në trendin e normës së interesit dhe në Rusi, kryesisht si rezultat i sanksioneve perëndimore kundër Moskës. Më 28 shkurt, 4 ditë pas sulmit në Kiev, banka qendrore e Moskës rriti normat e interesit nga 9 në 20%.
Në atë kohë, veprimet në bursën e Moskës u pezulluan për rreth 2 javë. Më pas, më 8 prill, guvernatorja e bankës qendrore ruse, Elvira Nabiullina, uli normat në 17%, duke i çuar në 14% në fund të prillit.
SCAN
Sondazh

Zvicër, inflacioni më i lartë në 14 vite - Indeksi i çmimeve të konsumit është rritur me 2.9% në maj
Çmimet në Zvicër janë rritur në muajin maj në nivelet më të larta të 14 viteve të fundit, sipas të dhënave të qeverisë, duke e bërë Zvicrën vendin e fundit që......

Google bashkon aplikacionet Meet e Duo - Google Meet do të krijohet pa asnjë kosto shtesë
Google, deklaroi se do të bashkojë aplikacionet e telefonatave me video Meet dhe Duo. Lajmi u konfirmua nga Havier Soltero, menaxher i përgjithshëm i Google......

Maji shënoi ulje të çmimit të ushqimeve - Prodhimi i drithrave në të gjithë botën pritet të reduktohet ndjeshëm
Çmimet e produkteve ushqimore në botë shënuan ulje në maj, për të dytin muaj radhazi, pas rekordit të shënuar në mars. Por sipas FAO, Organizatës së Bujqësisë......

Çmimet e naftës rriten lehtë - Plani i OPEC+ për shtimin e prodhimit zhgënjen tregjet
Çmimet e naftës u rritën të Premten pasi tregjet reaguan negativisht ndaj vendimit të OPEC+ për të rritur prodhimin dhe vunë në pikëpyetje nëse prodhimi në......

2022, qindra pronarë drejt gjykatave - Vetëm gjatë prillit janë ngritur kundër ATP 49 padi në gjykata
Ndërsa nuk funksionon për shkak të bllokimit nga Gjykata Kushtetuese, por edhe në një kohë kur drejtuesit e saj kryesorë janë dërguar për Kallëzim penal në......

Merr fund “saga” e tenderit për blerjen e energjisë - KESH shpall fituesin për platformën që do kushtojë 173.5 milionë lekë, në garë vetëm 1 kompani
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka shpallur kompaninë fituese që do të ngrejë platformën e shit-blerjes së energjisë elektrike, pas një procedure......

Shërbimet online, probleme me aplikimet e pronave - Brahaj: Dokumenteve online u mungojnë të dhënat e rëndësishme, kosto për qytetarët
Shumë prej institucioneve publike, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me çështjet e pronës, nuk janë përgatitur ende për të ofruar shërbimet online, duke......

Zhvillimi i aktivitetit minerar - Plani 3-vjeçar/Qeveria planifikon rritjen e prodhimit deri në 5% në vit
Programi i veprimit 3-vjeçar 2022-2024 në sektorin minerar parashikon një rritje të produktit vjetor deri në 5% në vit, një shifër e njëjtë me planin e......