Shqipëria Postuar më 26 Mars 2024, 12:00

Ujësjellësit përmirësojnë performancën - Nga kostot e operimit, te eficienca e stafit. Uji pa të ardhura, në të njëjtat nivele

Nga SCAN TV
Ujësjellësit përmirësojnë performancën - Nga

Shoqëritë e ujëjsjellësve kanë përmirësuar lehtë treguesit e performancës, që lidhen me numrin e stafit, mbulimin e kostove të operimit dhe mirëmbajtjes apo eficiencën e energjisë, ndërsa treguesi i ujit pa të ardhura mbeti thuajse në të njëjtat nivele.

Sipas të dhënave zyrtare nga Enti Rregullator i Ujit, gjatë vitit 2023 mbulimi i kostove të operimit dhe mirëmbajtjes arriti në 104%, nga 90.3% që ky tregues ishte në vitin 2022.

Rritja e këtij treguesi lidhet direkt me qëndrueshmërinë financiare të shoqërive ujësjellës – kanalizime, që vitin që shkoi iu nënshtruan reformës, duke sjellë bashkimin e tyre dhe krijimin e shoqërive më të mëdha. Po ashtu, numri i lidhjeve në raport me stafin u regjistrua në 4.6 për 1000 lidhje, nga 4.73 për 1000 lidhje që ishte në vitin 2022.

Ky përmirsim mund të vijë nga rritja e numrit të lidhjeve të reja ose si pasojë e reduktimit të numrit të punonjësve. Në fakt, ERRU ka kërkuar vazhdimisht rritjen e eficiencës së stafit, duke qenë se është një tregues shumë i rëndësishëm pasi lidhet direkt me kostot e punës, që së bashku me energjinë elektrike zënë peshën kryesore ndaj totalit të kostove të operimit të shoqërisë. Sa i takon eficiencës së energjisë ky tregues rezultoi në 0.5 kWh/m³, nga 0,65 kWh/m³ që ishte ky tregues një vit më parë.

Kostot e energjisë janë një shqetësim për shoqëritë e ujësjellës – kanalizme, që lindin si pasojë e humbjeve fizike, por edhe cilësisë së pompave të përdorura prej tyre. Ndërkaq, sa i takon ujit pa të ardhura, shifrat vijojnë të mbeten në nivele shumë të larta. Në vitin 2023 ky tregues u regjistrua në 64%, nga 63.7% që ishte gjatë vitit 2022.

Ola Mitre / SCAN

Shqipëria 26 Mars

Dobësohen ndjeshëm valutat kryesore!

Monedha europiane është dobësuar sërish këtë mëngjes duke u blerë sot me 102.6 lekë dhe duke u shitur me 103.3 lekë krahasuar me ditën e djeshme. Sipas......

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Dhjetor

Abissnet, pionieri i internetit në Shqipëri

Abissnet, kompania e parë e shërbimeve të internetit në Shqipëri, dëshmon mbi 27 vite histori dhe zhvillim që prej themelimit në vitin 1998. Me një rrugëtim......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Dhjetor

Abissnet, pionieri i internetit në Shqipëri

Abissnet, kompania e parë e shërbimeve të internetit në Shqipëri, dëshmon mbi 27 vite histori dhe zhvillim që prej themelimit në vitin 1998. Me një rrugëtim......