Kur do të udhëtojmë me trena elektrikë? - Preçi: Duhen 3-5 vjet për të patur një rrjet funksional hekurudhor

Perspektivat për transportin hekurudhor kanë imponuar investime të mëdha serioze në Europë e më gjerë. Por novacionet teknologjikë arritën të realizonin trenë me ekonomik për të pasur një mbarëvajtje sa më efiçente.
Në Shqipëri infrastruktura hekurudhore për vite me radhë pësoi një stopim, duke nxjerrë jashtë funksionit e disa nga ato pak linja hekurudhore ndërqytetase. Në emisionin Ekonomia 3D u trajtua se kur do të ketë trena elektrikë dhe se kur do të mund të jetë gati infrastruktura hekurudhore për t’i implementuar ata.
Zef Preçi Ekspert Ekonomie: “Qoftë infrastruktura e butë, kuadri ligjor, qoftë infrastruktura e fortë, pajisjet përkatëse, shtrirja e rrjetit, rregullat e qarkullimit etj, janë çështje të vullnetit politik më shumë sesa të potencialeve financiare.
Ekonomia Shqiptare i ka potencialet dhe kjo që ndodh nuk është diçka që ndodh brenda natës dhe duhen 3-5 vjet për të pasur një rrjet funksional të paktën në Shqipërinë Qëndrore për të ulur ngarkesën në rrugën Tiranë-Durrës.”
Por si do të ndikojnë infrastrukturë elektrike në linjat hekurudhore në mbarëvajtjen e ekonomisë shqiptare?
“Kur flasim për trena elektrike duhet të kemi parasysh kosto më të lartë sesa trenat e zakonshëm. Infrastrukturë më të sofistikuar sa i takon përdorimit përfshirë dhe kapacitetet njerëzore të nevojshme për menaxhimin etj. Kulturimi i bizneseve. Në gjykimin tim do të jetë më e kushtueshme se sa hekurudha e zakonshme”, thotë ai.
Nga ana tjetër, qytetarët kryesisht e konsiderojnë si të nevojshëm transportin përmes trenave. “Unë jam nga Durrësi, vij te djali në Tiranë nuk kam pse vij me autobus, djali e ka shtëpinë te Stacioni i Trenit dhe mund të vij me tren.”
Diamila Leka/SCAN
Sondazh

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? - Rreth 460 USD për frymë. Tregu në vendin tonë vlen 1.3 mld USD
Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime në industrinë e mirëqenies, ka publikuar së fundmi......

Investimet e Huaja “rendin” pas pasurive të paluajtshme - Rritje rekord e fluksit, sektori më tërheqës në Shqipëri
Sektori i pasurive të paluajtshme është më tërheqësi në optikën e investitorëve, pasi po njeh një rritje të “frikshme” të investimeve. Të dhënat zyrtare të......

Gjysma e europianëve nuk e miratojnë politikën e emigracionit të BE-së!
Ky është një nga rezultatet tërheqëse nga një sondazh i kryer nga Ipsos midis pothuajse 26,000 të anketuarve në 18 shtete anëtare përpara zgjedhjeve për......

Ku është strehimi më i kushtueshëm në Europë dhe kush është i gatshëm të paguajë?
Finlandezët shpenzojnë më shumë për strehim, të ndjekur nga afër nga britanikët, sipas Resolution Foundation. Studimi britanik zbuloi se njerëzit në Finlandë......

Dobësohen ndjeshëm valutat kryesore!
Monedha europiane është dobësuar sërish këtë mëngjes duke u blerë sot me 102.6 lekë dhe duke u shitur me 103.3 lekë krahasuar me ditën e djeshme. Sipas......

Kina akuzohet për sulme kibernetike - SHBA, Britani: Miliona qytetarë, të sulmuar nga hakerat e mbrojtur nga Pekini
Një fushatë e gjerë spiunazhi informatik e kryer nga një grup i sponsorizuar nga shteti kinez, që ka sulmuar miliona persona, si politikanë, akademikë,......

Të dalësh në pension, tashmë një luks - Një privilegj për shumë pak njerëz dhe elitën në SHBA
Dalja në pension në SHBA po bëhet një luks i rezervuar vetëm për shumë të pasurit. Kjo theksohet në një raport të Business Insider, duke theksuar se gjithnjë e......

Kinezët urrejnë miliarderët! - Njeriu më i pasur i vendit përballet me bojkot kombëtar
Zhong Shanshan, njeriu më i pasur i Kinës, po përballet me një valë sulmesh nacionaliste duke e akuzuar atë për mungesë patriotizmi në një fushatë që ka......