Shqipëria Postuar më 6 Korrik 2023, 13:39

Ujësjellësit nuk mbulojnë dot kostot - Treguesi u përkeqësua, vetëm 3 shoqëri mbulojnë shpenzimet totale nga të ardhurat

Nga SCAN TV
Ujësjellësit nuk mbulojnë dot kostot - Treguesi u

Pavarësisht rritjes së nivelit të arkëtimeve, shoqëritë e ujësjellës – kanalizimeve shënuan rënie në mbulimin e kostove të operimit dhe mirëmbajtjes. Sipas Raportit të Performancës, të publikuar nga Enti Rregullator i Ujit për vitin 2022, niveli mesatar i këtij treguesi për gjithë sektorin është 90.3%, nga 103.4% që ishte në vitin paraardhës, duke shënuar rënie me 13.1%.

Niveli nën 100% i këtij treguesi të performancës, tregon se sektori me të ardhurat e faturuara nuk arrin të mbulojë kostot operative. Për vitin 2022 janë 45 shoqëri nga totali prej 58 që nuk arrijnë të mbulojnë këto kosto me të ardhurat. Për pasojë, këto kompani vazhdojnë të subvencionohen plotësisht ose pjesërisht nga qeveria qendrore me anë të Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës –Kanalizime.

Ndikimin kryesor të këtij rezultati e jep Grupi i I-rë i shoqërive, ku një sërë ujësjellësish, si: Lushnja, Elbasani, Vlora, Shkodra, Durrësi, etj. paraqesin performancë të dobët. Ndërkaq, edhe treguesi mbulimit të kostove totale shënoi përkeqësim gjatë vitit që shkoi. Sipas ERRU-së, mbulimi i kostove totale për të gjithë sektorin raportohet në nivelin 66.8% nga 73.9% që ishte në vitin 2021.

Nga 58 ujësjellës që operojnë në sektor, vetëm tre shoqëri arrijnë të mbulojnë kostot totale të operimit me të ardhurat nga aktiviteti, përkatësisht UK Tiranë në nivelin 116.3% dhe UK Librazhd në nivelin 110.9% dhe UK Dibër në nivelin 105.2%. Ndërkaq, një sërë treguesisht të tjerë, sikurse është niveli I matjes, niveli i ujit pa të ardhura, norma e arkëtimit, etj. shënuan përmirësim të lehtë gjatë vitit që shkoi.

Ola Mitre / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Bota 21 Prill

Vatikan: Ndahet nga jeta Papa Françesku!

Papa Françesku, udhëheqësi i parë i Kishës Katolike Romake në Amerikën Latine, është ndarë nga jeta, tha Vatikani në një deklaratë video të hënën, duke i......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Bota 21 Prill

Vatikan: Ndahet nga jeta Papa Françesku!

Papa Françesku, udhëheqësi i parë i Kishës Katolike Romake në Amerikën Latine, është ndarë nga jeta, tha Vatikani në një deklaratë video të hënën, duke i......