Shqipëria Postuar më 24 Tetor 2024, 13:21

Ujësjellësit do të aplikojnë për projekte te AKUK - Miratohet metodologjia për prioritizimin e fondeve buxhetore

Nga SCAN TV
Ujësjellësit do të aplikojnë për projekte te AKUK -

Ola Mitre / SCAN

 

Ujësjellësit do duhet të aplikojnë pranë Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës- Kanalizimeve për të përfituar fonde publike për projekte investimi për furnizimin me ujë apo kanalizime. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka miratuar udhëzimin mbi kriteret dhe procedurën e vlerësimit të aplikimeve, teksa specifikohet se qëllimi është përmirësimi i planifikimit, zbatimit, si dhe rritja e transparencës së përdorimit të fondeve buxhetore, me financim të brendshëm, në lidhje me Programin Buxhetor “Furnizimi me ujë dhe kanalizime”.

Udhëzimi përmban edhe metodologjinë e prioritizimit të projekteve që do të vendoset të financohen nga buxheti i shtetit, teksa rëndësi i jepet edhe performancës së shoqërive të ujësjellës – kanalizimeve, që jo vetëm duhet ta kenë nënshkruar marrëveshjen me AKUK, por edhe duhet të kenë përmbushur të paktën 50% të objektivave të përcaktuar në të. Përjashtim do të bëjnë shoqëritë që e kanë nënshkruar rishtazi këtë dokument.

Fondet do të përfitohen për disa prej politikave që përfshin programi, që janë: rritja e aksesit në ofrimin e shërbimit të furnizimit me ujë cilësor dhe të menaxhuar në mënyrë të sigurt, rritja e aksesit në ofrimin e shërbimeve me kanalizime dhe impiante të trajtimit të ujërave të ndotura, rritja e eficiencës në shërbimet e furnizimit me ujë dhe forcimi i kapaciteteve e modernizimi i ofruesve të shërbimeve në sektorin ujësjellës - kanalizime.

Shqipëria 24 Tetor

Sa këmbehen sot valutat kryesore?

SCAN   Dollari amerikan ka pësuar rënie këtë mëngjes pasi në raport me ditën e djeshme është blerë sot me 90.7 lekë dhe është shitur me 91.7 lekë sipas......

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......