Tregu i sigurimeve “fryhet” me 833 mln lekë më shumë - Jo-jeta vazhdon të dominojë. Por, kontribuoi më pak në vëllimin e primeve këtë vit

Ledina Elezi/SCAN
Në gjysmën e parë të këtij viti, tregu i sigurimeve ka pasur një rritje prej 7.55% krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar. Tregu vazhdon të dominohet nga sigurimet e jo-jetës, të cilat sollën 91.31% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e jetës vetëm 8.64% dhe risigurimi me një përqindje tepër të vogël.
Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 44% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 56% të totalit të tregut.
Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar - qershor 2024 kapën vlerën 11,8 miliardë lekë, rreth 833 milionë lekë më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Gjithashtu, numri total i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në mbi 699 mijë në fund të qershorit, me një rritje prej 9.62% vlerësuar me 6 muajt e parë të vitit 2023.
Numri i kontratave të sigurimit të jo jetës ka regjistruar një rritje më të lartë se sigurimi i jetës. Konkretisht, rreth 626 mijë ishte numri i kontratave në sigurimin e jo-jetës, ndërsa për sa i takon sigurimit të jetës, numri i kontratave arriti në mbi 73 mijë duke shënuar një rritje me përafërsisht 10% vlerësuar me janar - qershor 2023.
Megjithatë, primet e sigurimit vullnetar të jo-jetës kanë pasur një rritje më të vogël se primet e jetës. Kështu, primet e sigurimit vullnetar të Jo-Jetës patën një rritje me afro 3% kundrejt muajit janar - qershor 2023, ndërkohë që primet nga sigurimet e jetës arritën në rreth 1 miliardë lekë, ose 14.39% më shumë.
Nga ana tjetër, edhe të ardhurat nga sigurimet e aksidenteve dhe shëndetit shënuan një rritje me gati 8% në krahasim me periudhën janar - qershor 2023, duke kapur shifrën 786 milionë lekë. Aktualisht, në Shqipëri operojnë 8 kompani sigurimi të cilat ofrojnë shërbimet e sigurimit të jetës dhe jo jetës.
Sondazh

SHBA-Kinë-Europë - Lufta e trefishtë tregtare që kërcënon ekonominë globale
Dorina Kurtaj /SCAN Europa, SHBA dhe Kina janë në rrezik të një fronti të trefishtë mbi tarifat pasi proteksionizmi rritet në një sërë produktesh, nga......

“Profesionistët e lirë paguan 10 mln euro taksa” - Tabaku: Qeveria duhet të nisë procedurat për rimbursim
Elisabeta Dosku/ SCAN Ndërsa tashmë ekziston një vendim i zbardhur i Gjykatës Kushtetuese, i cili ka rrëzuar tatimin e vendosur nga qeveria prej 15-23......

Kupa e botës 2034 në Arabinë Saudite - Zbulohen stadiumet e reja. Kapacitet deri në 92 mijë persona për ndeshjen finale
Dorina Kurtaj / SCAN Arabia Saudite vendosi të publikojë 11 koncepte të reja të stadiumeve futuristike në përpjekjen e saj për të pritur Kupën e Botës......

512 operatorë ekonomik ankohen për tenderët - Në 6 muaj u arkëtuan 1.3 milionë lekë në buxhetin e shtetit
Diamila Leka/ Scan Në Komisionin e Prokurimit Publik, për muajin qershor të këtij viti u regjistruan 124 ankesa nga operatorët ekonomikë në total.......

Kombinati, zonë elitare banimi me qarkullim të lehtësuar - Tenderi/ 480 mln lekë për ndërtimin e infrastrukturës publike brenda Unazës së Re
Ledina Elezi/SCAN Është hapur tenderi për fazën e dytë të ndërtimit të infrastrukturës publike brenda Unazës së Re së zonës Kombinat, sipas Planit të......

Shkolla “Edith Durham” do të ndërtohet nga e para - Tender 496 milionë lekë për godinën e re sipas standardeve të BE
Diamila Leka/ Scan Shkolla “Edith Durham” në kryeqytet do të ndërtohet e re. Bashkia Tiranë ka hapur një procedurë tenderuese me fond limit prej rreth......

Fluturimet, Shqipëria sërish kryeson Europën - Sipas EUROSTAT jemi në vend të dytë me rritjen më të lartë
Xhorxhina Deda/SCAN Të dhënat e transportit ajror flisnin për rreth 2.9 milionë pasagjerë në tre muajt e dytë të vitit aktual, nga 1.7 milionë......

Shlyerja e faturave të prapambetura: Deri më 24 korrik firmosen mbi 3mijë kontrata me OSHEE-në!
OSHEE group njofton se ka vijuar rritja e numrit të aktmarrëveshjeve të firmosura për shlyerjen me këste të faturave të prapambetura të energjisë......