Shlyerja e faturave të prapambetura: Deri më 24 korrik firmosen mbi 3mijë kontrata me OSHEE-në!

OSHEE group njofton se ka vijuar rritja e numrit të aktmarrëveshjeve të firmosura për shlyerjen me këste të faturave të prapambetura të energjisë elektrike, deri më 31 dhjetor 2022. Sipas të dhënave më të fundit, që i përkasin periudhës kohore nga datat 3 prill deri në 24 korrik, kur nisi zbatimin skema e re e aktmarrëveshjeve, janë firmosur 3.345 kontrata.
Prej tyre, 2875 kontrata i përkasin kategorisë familjar, ku 1708 subjekte kanë shlyer njëherësh detyrimin ndaj OSHEE group, duke përfituar reduktim të kamatëvonesës në masën 70 %. Ndërsa 1167 klientë të tjerë vijojnë pagesat me këste, sipas kategorive të përcaktuara në udhëzimin mbi skemat e shlyerjes së debisë së akumuluar ndaj OSHEE group.
Sipas nhoftimit kategoria familjar, një nga përfitueset e AKM-së, do të paguajë çdo muaj këstin prej 2800 lekësh, bashkë me faturën korente, ndërsa abonentët familjarë me ndihmë ekonomike, pensionistët, kryefamiljarët, ose abonentët me status të veçantë do të paguajnë çdo muaj këstin me vlerë 1.200 lekë.
Po gjatë periudhës kohore 3 prill-24 korrik 2024, kanë lidhur aktmarrëveshje me OSHEE-në, 470 klientë jofamiljar, nga të cilët, 340 kanë shlyer njëherësh debinë e akumulur, duke përfituar reduktim kamatëvonese në masën 50-100 %. Konkretisht: 318 klientë jofamiljar kanë përfituar 50 % reduktim kamate dhe 22 klientë jofamiljar/biznes i vogël kanë përfituar 100% reduktim kamatëvonese.
Rreth 130 klientë jofamiljar po vijojnë shlyerjen e detyrimeve me këste lehtësuese. OSHEE thekson se skemat e aktmarrëveshjeve për vitin 2024, përfshijnë faturat e papaguara të energjisë elektrike deri më 31 dhjetor 2022.
Klientët debitorë, që duan të hyjnë në aktmarrëveshje me OSHEE group, duhet të kenë mbyllur ndërkohë detyrimet e krijuara gjatë vitit 2023 dhe në vazhdim, të cilat duhet të likuidohen përpara lidhjes së aktmarrëveshjes. Në skemat tona të aktmarrëveshjeve për vitin 2024 përfshihen, gjithashtu, edhe detyrimet e papaguara nga faturat: dëmi ekonomik, fatura sistemuese, fatura testim matësi, fatura korrektive, që i përkasin vitit 2023 e në vijim.
OSHEE group fton të gjithë klientët familjar, jofamiljar e biznes të përfitojnë nga lehtësitë e ofruara duke shlyer debinë me këste dhe duke përfituar reduktim të kamatëvonesave, nëse paguajnë me një këst të vetëm detyrimin e faturave të papaguara të energjisë elektrike deri më 31 dhjetor 2022.

OKB: Çmimet botërore të ushqimeve regjistrojnë rënie në korrik!
Edel Strazimiri / SCAN Indeksi botëror i çmimeve të ushqimit të Kombeve të Bashkuara u lehtësua lehtë në korrik sipas të dhënave të publikuara të......

Borxhi publik, në nivelin më të ulët në 1 dekadë - Shifrat zyrtare/ Regjistrohet në 55.7% të PBB në fund të Qershorit
Elisabeta Dosku/ SCAN Borxhi publik ka vijuar të ndjekë trajektore rënëse edhe përgjatë tremujorit të dytë të këtij viti. Sipas të dhënave zyrtare të......

Individët dhe bizneset zgjedhin huatë me afat mbi 5 vite - Fokusi në blerjen e banesave dhe investimet strategjike
Armela Duka/SCAN Sipas të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë, gjatë muajit qershor të vitit aktual u shpërndanë gjithsej 782 miliardë lekë në......

Miratohen koeficientët e rinj, si ndryshojnë pensionet? - Vendimi për rivlerësimin e pagave të para dhe pas 1994-s. Ministria: Rritja në tetor
Ada Hazizolli/SCAN Ashtu siç edhe pritej, Qeveria ka miratuar në mbledhjen e fillmgushtit koeficientët e rinj të rivlerësimit të pagave për efekt......

Në korrik mbërritën 1.2 milionë pasagjerë nga TIA - Rama: Në një ditë të vetme kanë hyrë 44 mijë shtetas në Shqipëri
Diamila Leka/ SCAN Muaji korrik mbyllet me shifra të kënaqshme përsa i përket turizmit. Përmes aeroportit Nënë Tereza, në muajin korrik kanë mbërritur......

Centralet e energjisë së rinovueshme, “në dorë” të AKBN - Shtohen kompetencat e Agjencisë. Gjoba për shkeljen e kontratave koncensionare
Ledina Elezi/SCAN Së shpejti, Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN) nuk do të monitorojë vetëm kontratat koncesionare për hidrocentralet, por......

Djathi ‘Feta’ në rrezik: Greqia po lufton 'murtajën e dhive' që kërcënon prodhimin e qumështit!
Edel Strazimiri / SCAN I zbuluar për herë të parë në 11 korrik në Thesali, në Greqinë qendrore, virusi shumë ngjitës i ripërtypësve të vegjël (PPR) u......

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka mbyllur javën në rënie teksa është blerë këtë mëngjes me 92.1 lekë dhe është shitur me 93 lekë sipas kursit të këmbimit......