Individët dhe bizneset zgjedhin huatë me afat mbi 5 vite - Fokusi në blerjen e banesave dhe investimet strategjike

Armela Duka/SCAN
Sipas të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë, gjatë muajit qershor të vitit aktual u shpërndanë gjithsej 782 miliardë lekë në formën e huasë. “Scan Intel” ka analizuar shifrat e shpërndarjes së kredisë sipas maturitetit. Të dhënat flasin për 189 miliardë lekë hua afatshkurtër me maturitet deri në një vit, 117 miliardë lekë hua afatmesme me afat nga 1 deri në 5 vite dhe 475 miliardë lekë hua afatgjatë me afat maturimi mbi 5 vite.
Theksojmë se huatë afatshkurtra përdoren kryesisht për të mbuluar nevojat urgjente të likuiditetit, si pagesat e furnitorëve ose shpenzimet operative të përditshme. Nga ana tjetër, huatë afatmesme janë një mjet që përdoren për investime si blerja e pajisjeve ose zgjerimi i kapaciteteve prodhuese. Sa i përket huave afatgjata, ato janë kryesisht të destinuara për investime strategjike dhe projekte kapitale si ndërtimi i objekteve të reja apo zgjerimi i infrastrukturës së biznesit.
Nëse analizojmë alokimin e huasë drejt bizneseve sipas madhësisë së tyre, konstatojmë se biznesi i vogël mori 4.5% të huasë afatshkurtër, biznesi i mesëm mori 11.8% dhe biznesi i madh mori 25.8%. E njëjta ecuri vihet re edhe për huatë afatmesme dhe afatgjata, ku biznesi i madh ka huazuar më shumë para, por në tërësi subjektet kanë preferuar huatë afatgjata për shkak të aktivitetit ekonomik dhe qëllimit të investimit afatgjatë.
Po individët? Edhe për ta situata paraqitet e njëjtë, pasi vlera më e lartë e huasë i takon huave me afatmaturimi mbi 5 vite që konsiderohen hua afatgjata, më pas renditen huat afatmesme dhe ato afatshkurtra. Ky fenomen tregon se edhe individët kanë tendencë të planifikojnë për të ardhmen dhe të marrin kredi për investime të mëdha, si blerja e një shtëpie ose financimi i arsimit të fëmijëve të tyre.
Konkretisht, në muajin e gjashtë të vitit, individët iu drejtuan institucioneve bankare për marrjen e huasë afatshkurtër në vlerën 9.1 miliardë lekë, huaja afatmesme arriti në 26 miliardë lekë dhe ajo afatgjatë në 175 miliardë lekë. Ndërkohë trendi i huasë sipas maturitetit, edhe në terma mujore edhe në terma vjetore, paraqitet me rritje.
Sondazh

Miratohen koeficientët e rinj, si ndryshojnë pensionet? - Vendimi për rivlerësimin e pagave të para dhe pas 1994-s. Ministria: Rritja në tetor
Ada Hazizolli/SCAN Ashtu siç edhe pritej, Qeveria ka miratuar në mbledhjen e fillmgushtit koeficientët e rinj të rivlerësimit të pagave për efekt......

Në korrik mbërritën 1.2 milionë pasagjerë nga TIA - Rama: Në një ditë të vetme kanë hyrë 44 mijë shtetas në Shqipëri
Diamila Leka/ SCAN Muaji korrik mbyllet me shifra të kënaqshme përsa i përket turizmit. Përmes aeroportit Nënë Tereza, në muajin korrik kanë mbërritur......

Centralet e energjisë së rinovueshme, “në dorë” të AKBN - Shtohen kompetencat e Agjencisë. Gjoba për shkeljen e kontratave koncensionare
Ledina Elezi/SCAN Së shpejti, Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN) nuk do të monitorojë vetëm kontratat koncesionare për hidrocentralet, por......

Djathi ‘Feta’ në rrezik: Greqia po lufton 'murtajën e dhive' që kërcënon prodhimin e qumështit!
Edel Strazimiri / SCAN I zbuluar për herë të parë në 11 korrik në Thesali, në Greqinë qendrore, virusi shumë ngjitës i ripërtypësve të vegjël (PPR) u......

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka mbyllur javën në rënie teksa është blerë këtë mëngjes me 92.1 lekë dhe është shitur me 93 lekë sipas kursit të këmbimit......

Mark Zuckerberg, 10 miliardë USD më i pasur - Ecuria fitimprurëse e ka çuar vlerën e aksioneve mbi 500 dollarë
Kristi Ceta/ SCAN Shefi ekzekutiv i Meta, Mark Zuckerberg u bë personi i tretë më i pasur në botë, falë rritjes së vlerës së aksioneve të gjigantit të......

Shitjet e Apple rimëkëmben pas rënies - Mbi 85 Mld dollarë të ardhura në 3 muaj
Kristi Ceta/SCAN Shitjet në Apple u rimëkëmbën këtë pranverë, duke kapërcyer vështirësitë në Kinë dhe një rënie në shitjet e iPhone. Gjiganti i......

SHBA është e “mbytur” në borxhe - Arrin në 35 trilionë dollarë për herë të parë në histori
Dorina Kurtaj / SCAN Borxhi kombëtar bruto i Amerikës arriti në 35 trilionë dollarë për herë të parë, një theksim i gjendjes së zymtë fiskale të vendit......