Shitjet e Apple rimëkëmben pas rënies - Mbi 85 Mld dollarë të ardhura në 3 muaj

Kristi Ceta/SCAN
Shitjet në Apple u rimëkëmbën këtë pranverë, duke kapërcyer vështirësitë në Kinë dhe një rënie në shitjet e iPhone. Gjiganti i teknologjisë tha se fitoi 85.8 miliardë dollarë të ardhura gjatë tre muajve deri në qershor, 5% më shumë se vitin e kaluar gjatë këtyre muajve, një kthim në rritje pas rënies në fillim të 2024.
Raporti erdhi pasi tre indekset kryesore të aksioneve në SHBA u mbyllën me rënie dhe investitorët shitën aksionet me çmime të ulëta në tregtinë pas orarit të punës.
Aksionet në Intel ranë me më shumë se 19%, pasi prodhuesi i çipave iu përgjigj një rënieje të shitjeve me një plan për uljen e kostove që përfshin më shumë se 15,000 shkurtime të vendeve të punës.
Aksionet e Amazon ranë gjithashtu me më shumë se 4% pasi gjiganti i tregtisë elektronike raportoi se shitjet u rritën me 10% në 148 miliardë dollarë.
Bastet për inteligjencën artificiale kanë rrënuar tregjet javët e fundit, pasi investitorët janë lodhur nga kostoja e rëndë e investimeve të tilla dhe firmat që shihen si humbëse në garën e IA janë goditur rëndë.
Apple tha se ishte i pozicionuar mirë për të përfituar nga ndryshimet, pasi përmirësimet e inteligjencës artificiale në softuerin e kompanisë i bindin klientët të përmirësojnë pajisjet e tyre. Kohët e fundit, kompania nxori në treg në SHBA disa nga veçoritë e reja, të quajtura "Apple Intelligence".
Sistemi i ri e bën më të lehtë për përdoruesit e iPhone që të regjistrojnë dhe transkriptojnë bisedat telefonike, të gjenerojnë ‘emoji’ të personalizuara gjatë mesazheve dhe të ndërveprojnë më shumë në bisedë me asistentin zanor të kompanisë, Siri.
Apple ka thënë se do të dalë më gjerësisht më vonë këtë vit, por vetëm në pajisjet e saj më të reja. Udhëheqësi i Apple, Tim Cook u shpreh se veçoritë e reja do të ofrojnë "një arsye tjetër bindëse për një përmirësim". Kompania tha se priste që rritja të vazhdojë në muajt në vijim.
Gjatë periudhës prill-qershor, shitjet e iPhone-ve ranë me 1%, një rënie e tejkaluar nga rritja e shitjeve të Mac dhe iPad.
Apple gjithashtu raportoi një rekord të të gjitha kohërave në të ardhura nga divizioni i shërbimeve, i cili përfshin oferta të tilla si Apple Pay dhe Apple News.
Sondazh

SHBA është e “mbytur” në borxhe - Arrin në 35 trilionë dollarë për herë të parë në histori
Dorina Kurtaj / SCAN Borxhi kombëtar bruto i Amerikës arriti në 35 trilionë dollarë për herë të parë, një theksim i gjendjes së zymtë fiskale të vendit......

Rreth 466 mld lekë kredi të dhëna për bizneset - BSH/ Numër i lartë huash për sipërmarrjet e tregtisë me shumicë dhe pakicë
Ledina Elezi/SCAN Mbi 466 miliardë lekë është vlera totale e kredive të marra prej bizneseve në gjysmën e parë të vitit. Të dhënat nga Banka e......

Tronditje në tregun ndërkombëtar të kafesë - Kërkesa në rritje dhe pasojat e ndryshimeve klimatike krijojnë probleme
Dorina Kurtaj / SCAN Tregu global i kafesë ka pësuar tronditje të rënda. Çmimet për varietetin Robusta u rritën pak, por mbeten afër niveleve rekord.......

Basti prej 10 trilionë euro - Plani i europianëve për rimëkëmbjen ekonomike
Dorina Kurtaj / SCAN Në vitet e fundit, ekonomia europiane nuk ka regjistruar rritje të konsiderueshme. Krahasuar me ekonominë amerikane në zgjerim,......

Bujqësia kthen “timonin” nga prodhimi organik - Përcaktohen rregulla strikte, gjoba deri në 200 mijë lekë për shkelësit
Elisbeta Dosku/ SCAN Bujqësia shqiptare po kthen “timonin” drejt prodhimit organik, për ti dhënë më shumë vlerë produkteve “Made in Albania” duke......

Pas letrës së Presidentit për abuzimet me mbledhjen e mikrokredive, reagon Banka e Shqipërisë
Pasi Presidenti i Republikës u komunikoi komisioneve parlamentare të ligjeve dhe të ekonomisë gjetjet dhe konstatimet lidhur me trajtimin që i është bërë të......

Koncesioni mbi terminalin e kontejnerëve në Portin e Durrësit - Shqipëria fiton arbitrazhin kundër Durrës Kurum Shipping
Shqipëria ka fituar një tjetër çështje në arbitrazhin ndërkombëtar ICSID, kësaj radhe me kompaninë Durres Kurum Shipping SH.P.K. Pretendimet e Kompanive......

Më shumë qytetarë të eurozonës të papunë – Vijon të rritet shkalla e papunësisë në BE
Edel Strazimiri / SCAN Shkalla e papunësisë në eurozonë u rrit në 6.5% në qershor në bazë të rregulluar sezonalisht, sipas të dhënave të publikuara nga......