Rreth 466 mld lekë kredi të dhëna për bizneset - BSH/ Numër i lartë huash për sipërmarrjet e tregtisë me shumicë dhe pakicë

Ledina Elezi/SCAN
Mbi 466 miliardë lekë është vlera totale e kredive të marra prej bizneseve në gjysmën e parë të vitit. Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë një rritje të konsiderueshme të kërkesës së bizneseve për kredi krahasuar me 6 muajt e parë të vitit të shkuar, ku shuma totale e huave të miratuara nga bankat kapte shifrën 423 miliardë lekë.
Si rezultat edhe i numrit më të madh të bizneseve, por edhe nevojës e aftësisë kredimarrëse të sipërmarrjeve, Tirana, Durrësi, Vlora dhe Fieri kanë shënuar vlerën më të lartë të huave. Rreth 379 miliardë lekë është vlera e të gjithë kredive të dhëna në Tiranë, pra më shumë se gjysma e totalit të huave në të gjithë vendin.
Po cilët ishin sektorët që morën më tepër kredi?
Në të gjitha qarqet e Shqipërisë, bizneset që ushtrojnë aktivitetin e tregtisë me shumicë dhe pakicë rezultojnë me shumën më të lartë të huave të aprovuara. Vetëm në Tiranë, vlera totale e huave për këtë sektor ishte 102 miliardë lekë deri në qershor. Direkt më pas renditen kreditë e dhëna për kompanitë e ndërtimit dhe për bizneset që ushtrojnë aktivitete të lidhura me energjinë elektrike, furnizimin me gaz, avull dhe ajër të kondicionuar. Gjithashtu, edhe industria përpunuese rezulton të ketë aplikuar për një numër të lartë kredish.
Për sipërmarrjet që operojnë në fushën e ndërtimit, 65 miliardë lekë ishte vlera e huave të dhëna në qarkun e Tiranës, 1.8 miliardë lekë në qarkun e Durrësit, 1 miliardë arrin totali i huasë në qarkun e Lezhës, i cili pasohet nga Fieri me 944 milionë lekë kredi dhe Vlora me 851 milionë. Këto janë qarqet që kanë regjistruar vlerat më të larta, kjo për arsye se në këto zona janë të përqendruar edhe një numër i lartë i kompanive të ndërtimit.
Sondazh

Tronditje në tregun ndërkombëtar të kafesë - Kërkesa në rritje dhe pasojat e ndryshimeve klimatike krijojnë probleme
Dorina Kurtaj / SCAN Tregu global i kafesë ka pësuar tronditje të rënda. Çmimet për varietetin Robusta u rritën pak, por mbeten afër niveleve rekord.......

Basti prej 10 trilionë euro - Plani i europianëve për rimëkëmbjen ekonomike
Dorina Kurtaj / SCAN Në vitet e fundit, ekonomia europiane nuk ka regjistruar rritje të konsiderueshme. Krahasuar me ekonominë amerikane në zgjerim,......

Bujqësia kthen “timonin” nga prodhimi organik - Përcaktohen rregulla strikte, gjoba deri në 200 mijë lekë për shkelësit
Elisbeta Dosku/ SCAN Bujqësia shqiptare po kthen “timonin” drejt prodhimit organik, për ti dhënë më shumë vlerë produkteve “Made in Albania” duke......

Pas letrës së Presidentit për abuzimet me mbledhjen e mikrokredive, reagon Banka e Shqipërisë
Pasi Presidenti i Republikës u komunikoi komisioneve parlamentare të ligjeve dhe të ekonomisë gjetjet dhe konstatimet lidhur me trajtimin që i është bërë të......

Koncesioni mbi terminalin e kontejnerëve në Portin e Durrësit - Shqipëria fiton arbitrazhin kundër Durrës Kurum Shipping
Shqipëria ka fituar një tjetër çështje në arbitrazhin ndërkombëtar ICSID, kësaj radhe me kompaninë Durres Kurum Shipping SH.P.K. Pretendimet e Kompanive......

Më shumë qytetarë të eurozonës të papunë – Vijon të rritet shkalla e papunësisë në BE
Edel Strazimiri / SCAN Shkalla e papunësisë në eurozonë u rrit në 6.5% në qershor në bazë të rregulluar sezonalisht, sipas të dhënave të publikuara nga......

“Limit i orëve të punës në shtet, më pas në privat” - Ndryshimet në “Urdhërin e Mjekëve”. Regjistër publik për transparencë në sektor
Diamila Leka/SCAN Tashmë një mjek që punon në sektorin publik do të ketë një limit të orëve të punës dhe më pas mund të angazhohet dhe të punojë......

Miratohet projektligji për produkte organike shqiptare - Denaj: Rregullon certifikimin dhe kontrollin në çdo fazë të prodhimit
Diamila Leka/ Scan Këshilli i Ministrave miratoi projektligjin për produkte organike shqiptare. Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj theksoi se ky......