Miratohet projektligji për produkte organike shqiptare - Denaj: Rregullon certifikimin dhe kontrollin në çdo fazë të prodhimit

Diamila Leka/ Scan
Këshilli i Ministrave miratoi projektligjin për produkte organike shqiptare. Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj theksoi se ky projektligj organizon rregullat e qartë për produktet organike, të cilat synohet që të vendosen në tregun shqiptar në bazë të standardeve të BE.
Miratuam projektligjin i cili organizon rregullat e qartë për produktet organike, të cilat do të përgatiten dhe synohet të vendosen në tregun shqiptar sipas standardeve të BE. Rregullohen parimet për certifikimin e operatorëve organik, përdoruesin e treguesve me etikë dhe reklamimin, rregullat e kontrollit zyrtar në çdo fazë të prodhimit, ruajtjes, shpërndarjes, import-eksport. Përveç autoritetit që do kenë në përgjegjësi kontrollin, ligji siguron miratimin e listës së produkteve për mbrojtjen e bimëve dhe produktet plehëruese në bujqësinë organike dhe publikimin e listës. Ngritje sistemi elektronik që do menaxhohet nga ministria.
Denaj theksoi se projektligji do të miratohet në parlament brenda këtij viti dhe se pritet zbatimi i tij vitin e ardhshëm.
Projektligji është pjesë e akteve të parashikuara këtë vit dhe përafron rregulloren e BE të datës 30 maj. Rregullorja ka hyrë në fuqi në 2022, por miratimi i këtij ligji fillon zbatimin nga viti i ardhshëm dhe synojmë miratimin në parlament brenda këtij viti.
Më tej, Denaj njoftoi miratimin e një projektvendimi që mundëson deri në 25 milionë euro për financimin e ekonomisë blu.
Sondazh

Vajrat e farave janë duhani i ri – Ja çfarë duhet të dini për to!
Ka qenë një krizë e vazhdueshme shëndetësore për dekada. Vajrat e farave, yndyrat industriale shumë të rafinuara, janë pothuajse të pashmangshme në dietat......

Çfarë sollën reformat e pensioneve ndër vite? - Beteja disavjeçare për “shërimin” e skemës
Sistemi i Sigurimeve Shoqërore në Shqipëri ka një histori të gjatë. Edhe pse më parë ka pasur shoqëri të huaja, të cilat zhvilluan në mënyrë vullnetare skema......

Doganat rrisin të ardhurat në buxhet - Në korrik u arkëtuan 2,5 mld lekë më shumë se një vit më parë
Ada Hazizolli/SCAN Administrata doganore ka regjistruar një rekord të ri në mbledhjen e të ardhurave përgjatë muajit korrik, pavarësisht ndikimit......

Kriteret për kualifikimin e arsimtarëve - Zbardhet udhëzimi i Ministrisë së Arsimit. Marrja e titullit, mundësi për rritjen e pagës
Ada Hazizolli/SCAN Të gjithë punonjësit arsimor në sistemin parauniversitar, që kanë mbi tre vite punë kanë detyrimin që t’i nënshtrohen provimeve të......

Orar fleksibël për punonjësit e administratës - Pirdeni: Ndryshime në Kodin e Punës, shtohen edhe dy ditë pushim
Diamila Leka/ Scan Një tjetër vendim që u miratua në mbledhjen e Këshillit të Ministrave është dhe ndryshimet e orareve të punës së administratës......

Unifikohet niveli i pagave në të gjitha bashkitë - Mazniku: Administrata vendore, konkurruese në treg për të tërhequr profesionistët
Diamila Leka/ Scan Në mbledhjen e qeverisë këtë të enjte, u miratua rritja e pagave për punonjësit e pushtetit vendor. Pas mbledhjes së Këshillit të......

A janë optimistë qytetarët për gjendjen e ekonomisë? - Vrojtimi i BSH, sektori i tregtisë më “pesimisti” për ecurinë e biznesit aktual
Ledina Elezi/SCAN Konsumatorët dhe bizneset shqiptare e shohin me optimizëm ecurinë e ekonomisë. Referuar të dhënave zyrtare nga Banka e Shqipërisë,......

Qarqet ndryshojnë preferencat për kursime - “Rikthimi” i euros. Kush po shton kursimet dhe kush po shpenzon?
Armela Duka/SCAN Analiza e "Scan Intel" mbi të dhënat zyrtare nga Banka e Shqipërisë ka nxjerrë në pah një tablo interesante për ecurinë e depozitave......