A janë optimistë qytetarët për gjendjen e ekonomisë? - Vrojtimi i BSH, sektori i tregtisë më “pesimisti” për ecurinë e biznesit aktual

Ledina Elezi/SCAN
Konsumatorët dhe bizneset shqiptare e shohin me optimizëm ecurinë e ekonomisë. Referuar të dhënave zyrtare nga Banka e Shqipërisë, besimi i bizneseve dhe qytetarëve në ekonomi ka pësuar një rritje të lehtë me 0,7 pikë gjatë muajit korrik.
Kompanitë e ndërtimit janë ato që kanë treguar shkallën më të lartë të besimit në ekonomi. Konkretisht, treguesi i besimit në ndërtim u rrit me 2.7 pikë përqindje gjatë muajit të kaluar. Niveli i tij aktualisht qëndron 21 pikë mbi mesataren historike dhe pranë maksimumit historik. Kjo rritje ka ardhur si pasojë e pritshmërisë për fitime më të larta nga aktiviteti aktual ndërtues, por edhe nivelit të porosive të reja.
Nga ana tjetër, edhe treguesi i besimit të industrisë regjistroi rritje të lehtë me 0.3 pikë përqindje në muajin korrik. Kjo rritje u ndikua kryesisht nga vlerësimet më optimiste të bizneseve për prodhimin industrial aktual dhe për nivelin e porosive të reja. Gjithashtu, bizneset ishin optimiste edhe për rritjen e prodhimit industrial në të ardhmen.
Ndërkohë, besimi i sektorit të shërbimeve në situatën ekonomike është rritur me 1.7 pikë përqindje. Ata presin një kërkesë më të lartë për shërbime, e cila do të shoqërohet me një ulje të çmimeve nga ana e tyre.
Vetëm sipërmarrjet që merren me tregti, kanë shfaqur pesimizëm për sa i takon ecurisë së veprimtarisë së tyre tregtare. Treguesi i besimit në tregti regjistroi rënie me 3.1 pikë përqindje në muajin korrik, megjithëse pritet edhe një rritje e çmimeve në të ardhmen.
Po si paraqitet besimi i qytetarëve në ekonomi?
Qytetarët e pyetur nga Banka e Shqipërisë, nuk janë shprehur shumë optimistë për situatën ekonomike. Megjithatë, treguesi i përgjithshëm i besimit konsumator regjistroi rritje me 0.5 pikë përqindje në muajin korrik, duke ndërprerë prirjen rënëse të dy muajve të fundit. Kjo për shkak se pritjet për blerjet në shuma të mëdha u rritën në korrik bashkë me pritjet për një nivel më të ulët papunësie.
Sondazh

Qarqet ndryshojnë preferencat për kursime - “Rikthimi” i euros. Kush po shton kursimet dhe kush po shpenzon?
Armela Duka/SCAN Analiza e "Scan Intel" mbi të dhënat zyrtare nga Banka e Shqipërisë ka nxjerrë në pah një tablo interesante për ecurinë e depozitave......

Hyn në fuqi ligji i BE-së për Inteligjencën artificiale - Kufizimet dhe kërkesat ndaj kompanive të sektorit
Kristi Ceta / SCAN Ligji i Bashkimit Europian për inteligjencën artificiale është në fuqi që nga e enjtja e 1 gushtit. Ai do të zbatohet për çdo sistem......

Europa nën alarm portokalli pasi vala e të nxehtit vazhdon të shkaktojë zjarre masive!
Edel Strazimiri / SCAN ekstreme vazhdon të djegë Europën, me nëntë komuna në të gjithë Spanjën nën paralajmërime portokalli për temperatura të larta.......

Rreth 700 kompani gati për t'u bashkuar me Paktin të Inteligjencës Artificiale!
Edel Strazimiri / SCAN Rreth 700 kompani kanë treguar interes për t'iu bashkuar Paktit të AI, të cilat janë angazhime përgatitore për të ndihmuar......

Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan vijon edhe sot të blihet me 92.2 lekë dhe të shitet me 93.1 lekë sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha europiane edhe pse me një luhatje......

Çdo orë në këtë qytet themelohet një kompani e re - Në gjysmën e parë të vitit 2024, u themeluan 5170 kompani
Dorina Kurtaj / SCAN Vjena tregon sërish frymën e saj sipërmarrëse dhe arrin vlerën më të lartë të ndërmarrjeve të reja të biznesit që nga fillimi i......

Objektivi, magnet për tregjet dhe industrinë e rëndë - Turqia deri tani ka mbledhur 30 miliardë dollarë kapital të huaj
Kristi Ceta / SCAN Turqia synon të tërheqë edhe më shumë kapital të huaj me investime në teknologjinë e lartë, duke përfshirë burimet e rinovueshme të......

Britanikët nuk braktisin paratë cash - Do të duhen disa vite për një digjitalizim të plotë
Dorina Kurtaj /SCAN Mbretëria e Bashkuar pa një rritje të madhe prej 6 milion paund në tërheqjet e parave nga ATM-të javën e kaluar pasi ndërprerja......