Qarqet ndryshojnë preferencat për kursime - “Rikthimi” i euros. Kush po shton kursimet dhe kush po shpenzon?

Armela Duka/SCAN
Analiza e "Scan Intel" mbi të dhënat zyrtare nga Banka e Shqipërisë ka nxjerrë në pah një tablo interesante për ecurinë e depozitave sipas qarqeve. Duke përdorur shifrat historike dhe ato të tremujorit të dytë të vitit aktual, është vërejtur se depozitat në sektorin bankar kanë arritur në rreth 1.6 trilionë lekë, një rritje e ndjeshme prej 6.2% ose 93 mln lekë më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në të gjitha qarqet e analizuara, është konstatuar një trend rritës i depozitave krahasuar me tremujorin e dytë të vitit të kaluar. Rritja më e fortë është regjistruar në qarkun e Lezhës, ku depozitat janë rritur me 20%, ndjekur nga Fieri me 10.2%, dhe Vlora me 8.9%. Nga ana tjetër, Tirana dhe Durrësi kanë parë një rritje të depozitave me 6.2% dhe 6.9% përkatësisht. Në të kundërt, qarqet e Shkodrës, Elbasanit dhe Korçës janë ato me rritjen më të ulët të depozitave në këtë periudhë. Konkretisht, rritja vjetore për këto qarqe është 4.5%, 4.6% dhe 5.3% respektivisht. Ndërkohë, qarqet e tjera që janë përmbledhur në kategorinë "të tjera" kanë shënuar një rritje modeste prej vetëm 4%.
Theksojmë se përllogaritja e nivelit të depozitave sipas qarqeve përfshin sasinë e depozitave në sektorin bankar sipas 8 qarqeve kryesore të cilat pasqyrohen në statistikat e institucionit, ndërkohë që 4 qarqe të tjera përmblidhen si “të tjera”.
Një aspekt interesant është rritja e depozitave në lekë krahasuar me ato në monedhë të huaj.Ndryshe nga çfarë kemi konstatuar më herët ku 90% e qarqeve kursenin në monedhën vendase këtë herë shohim një rishpërndarje të re të depozitave sipas monedhëas.
Qarqet si Tirana, Shkodra kanë preferuar që kursimet e tyre ti mbajnë më shumë në monedhën vendase sesa në monedhë të huaj. Përkatësisht në këto dy qarqe rritja e depozitave në lekë ishte 1% deri në 2.4% më e lartë se rritja e depozitave në monedhë të huaj. Në të kundërt në qarqet si Elbasan, Durrës, Korçë dhe Vlorë prevalojnë kursimet në monedhën euro janë rritur afro 2-fish më shumë se kursimet në monedhën lekë.
Sondazh

Hyn në fuqi ligji i BE-së për Inteligjencën artificiale - Kufizimet dhe kërkesat ndaj kompanive të sektorit
Kristi Ceta / SCAN Ligji i Bashkimit Europian për inteligjencën artificiale është në fuqi që nga e enjtja e 1 gushtit. Ai do të zbatohet për çdo sistem......

Europa nën alarm portokalli pasi vala e të nxehtit vazhdon të shkaktojë zjarre masive!
Edel Strazimiri / SCAN ekstreme vazhdon të djegë Europën, me nëntë komuna në të gjithë Spanjën nën paralajmërime portokalli për temperatura të larta.......

Rreth 700 kompani gati për t'u bashkuar me Paktin të Inteligjencës Artificiale!
Edel Strazimiri / SCAN Rreth 700 kompani kanë treguar interes për t'iu bashkuar Paktit të AI, të cilat janë angazhime përgatitore për të ndihmuar......

Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan vijon edhe sot të blihet me 92.2 lekë dhe të shitet me 93.1 lekë sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha europiane edhe pse me një luhatje......

Çdo orë në këtë qytet themelohet një kompani e re - Në gjysmën e parë të vitit 2024, u themeluan 5170 kompani
Dorina Kurtaj / SCAN Vjena tregon sërish frymën e saj sipërmarrëse dhe arrin vlerën më të lartë të ndërmarrjeve të reja të biznesit që nga fillimi i......

Objektivi, magnet për tregjet dhe industrinë e rëndë - Turqia deri tani ka mbledhur 30 miliardë dollarë kapital të huaj
Kristi Ceta / SCAN Turqia synon të tërheqë edhe më shumë kapital të huaj me investime në teknologjinë e lartë, duke përfshirë burimet e rinovueshme të......

Britanikët nuk braktisin paratë cash - Do të duhen disa vite për një digjitalizim të plotë
Dorina Kurtaj /SCAN Mbretëria e Bashkuar pa një rritje të madhe prej 6 milion paund në tërheqjet e parave nga ATM-të javën e kaluar pasi ndërprerja......

Lojërat olimpike tërheqin tifozët dhe përzënë turistët - Rënie me 10% e rezervimeve në hotelet e Parisit
Dorina Kurtaj / SCAN Në Paris, hotelet, restorantet dhe përgjithësisht të gjithë ata që prisnin bonusin e Lojërave Olimpike, me një rritje të madhe......