Shqipëria Postuar më 1 Gusht 2024, 11:32

Orar fleksibël për punonjësit e administratës - Pirdeni: Ndryshime në Kodin e Punës, shtohen edhe dy ditë pushim

Nga SCAN TV
Orar fleksibël për punonjësit e administratës - Pirdeni:

Diamila Leka/ Scan

 

Një tjetër vendim që u miratua në mbledhjen e Këshillit të Ministrave është dhe ndryshimet e orareve të punës së administratës publike. Gjatë fjalës së saj ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, theksoi se kjo iniciativë është në kuadër të rienergjizimit të administratës publike duke injektuar element të fleksibilitetit në punë ku qëllimi është që të jetë një punëdhënës më tërheqës.

“Në bazë të këtij vendimi parashikohet shprehimisht që ndërkohë kohëzgjatja e ditore mbetet e plotë, nga e hënë në të enjte, 8 orë e 30 minuta, ndërsa ditën e premte 6 orë, punonjësit e administratës publike mund të zgjedhin të nisin ditën e punës me herët dhe ta përfundojnë më herët, ose ta nisin më vonë dhe të përfundojnë më vonë, duke garantuar që të gjithë punonjësit të jenë prezent në zyrë, nga një fashë orare 9:30 deri 15:30, nga e hëna në të enjte dhe 9:30 deri 13:00 ditën e premte. Kjo vjen në përgjigje të një sërë kërkesash që kemi marrë nga punonjësit e administratës për të garantuar më shumë fleksibilitet për t’iu garantuar atyre që duan të shoqërojnë fëmijët në kopshte çerdhe për të garantuar mjedis pune më miqësor.”

Gjithashtu ministrja Pirdeni deklaroi dhe ndryshimet e kodit të punës.

“Po ashtu në ndryshimet e kodit të punës është hequr kufizimi, ku sipas të cilit punonjësit e adinistratës nuk mund të merrnin leje vjetore, në më pak se një javë kalendarike, është përcaktuar shprehimisht që kohëzgjatja vjetore e pushimeve është 22 ditë pune, ku janë shtuar edhe 2 ditë eksta pushim për të gjithë punonjësit”.

 

Sondazh

Poll
Shqipëria 1 Gusht

Sa këmbehen sot valutat kryesore?

Dollari amerikan vijon edhe sot të blihet me 92.2 lekë dhe të shitet me 93.1 lekë sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha europiane edhe pse me një luhatje......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat