Unifikohet niveli i pagave në të gjitha bashkitë - Mazniku: Administrata vendore, konkurruese në treg për të tërhequr profesionistët

Diamila Leka/ Scan
Në mbledhjen e qeverisë këtë të enjte, u miratua rritja e pagave për punonjësit e pushtetit vendor. Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ministri për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku u shpreh se pagat e pushtetit vendor do të unifikohen në të gjitha bashkitë.
“Riklasifikuam nivelet e pagave, duke ndryshuar skemën. Nga një skemë e cila i ndante bashkitë në 5 grupime dhe në varësi të madhësisë së bashkive kishte edhe nivele të ndryshme pagash, në nivele pagash të unifikuar të të gjitha bashkive, pavarësisht madhësisë, duke dhënë mundësinë që një jurist, një arkitekt, ekonomistë etj merr një pagë të ngjashme në të gjitha bashkitë. Elementi tjetër është rritja e pagave të të gjitha bashkive dhe rritja e minimume dhe maksimumeve të reja për të gjitha bashkitë në nivele të unifikuara të pagave”.
Më tej ministri Mazniku njoftoi se është ngritur një grup pune që ka në fokus rishikimin e formulës së grantit që qeveria u ndan bashkive. Sipas tij, në vitin e ardhshëm ndarja do të bëhet me një formulë të re.
“Kemi ngritur grup pune që po merret me rishikimin e formulës për shpërndarjen e garantit. Në buxhetin e 2025 do ketë formulë të re dhe një nga elementët do jetë edhe treguesi i performancës.”
Sipas ministrit asnjë bashki nuk do të marrë më pak para se viti që shkoi përmes formulës së re që do të aplikohet për ndarjen e grantit.
Sondazh

A janë optimistë qytetarët për gjendjen e ekonomisë? - Vrojtimi i BSH, sektori i tregtisë më “pesimisti” për ecurinë e biznesit aktual
Ledina Elezi/SCAN Konsumatorët dhe bizneset shqiptare e shohin me optimizëm ecurinë e ekonomisë. Referuar të dhënave zyrtare nga Banka e Shqipërisë,......

Qarqet ndryshojnë preferencat për kursime - “Rikthimi” i euros. Kush po shton kursimet dhe kush po shpenzon?
Armela Duka/SCAN Analiza e "Scan Intel" mbi të dhënat zyrtare nga Banka e Shqipërisë ka nxjerrë në pah një tablo interesante për ecurinë e depozitave......

Hyn në fuqi ligji i BE-së për Inteligjencën artificiale - Kufizimet dhe kërkesat ndaj kompanive të sektorit
Kristi Ceta / SCAN Ligji i Bashkimit Europian për inteligjencën artificiale është në fuqi që nga e enjtja e 1 gushtit. Ai do të zbatohet për çdo sistem......

Europa nën alarm portokalli pasi vala e të nxehtit vazhdon të shkaktojë zjarre masive!
Edel Strazimiri / SCAN ekstreme vazhdon të djegë Europën, me nëntë komuna në të gjithë Spanjën nën paralajmërime portokalli për temperatura të larta.......

Rreth 700 kompani gati për t'u bashkuar me Paktin të Inteligjencës Artificiale!
Edel Strazimiri / SCAN Rreth 700 kompani kanë treguar interes për t'iu bashkuar Paktit të AI, të cilat janë angazhime përgatitore për të ndihmuar......

Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan vijon edhe sot të blihet me 92.2 lekë dhe të shitet me 93.1 lekë sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha europiane edhe pse me një luhatje......

Çdo orë në këtë qytet themelohet një kompani e re - Në gjysmën e parë të vitit 2024, u themeluan 5170 kompani
Dorina Kurtaj / SCAN Vjena tregon sërish frymën e saj sipërmarrëse dhe arrin vlerën më të lartë të ndërmarrjeve të reja të biznesit që nga fillimi i......

Objektivi, magnet për tregjet dhe industrinë e rëndë - Turqia deri tani ka mbledhur 30 miliardë dollarë kapital të huaj
Kristi Ceta / SCAN Turqia synon të tërheqë edhe më shumë kapital të huaj me investime në teknologjinë e lartë, duke përfshirë burimet e rinovueshme të......