Bujqësia kthen “timonin” nga prodhimi organik - Përcaktohen rregulla strikte, gjoba deri në 200 mijë lekë për shkelësit

Elisbeta Dosku/ SCAN
Bujqësia shqiptare po kthen “timonin” drejt prodhimit organik, për ti dhënë më shumë vlerë produkteve “Made in Albania” duke hedhur në treg dhe eksportuar në standardet më të cilësore.
Qeveria ka miratuar projektligjin për “Për prodhimin organik, etiketimin e produkteve organike dhe kontrollin e tyre” i cili përcakton rregullat e qarta për produktet organike të prodhuara në Shqipëri.
Projektligji synon të forcojë kontrollin e prodhimit organik; rritjen e numrit të operatorëve të prodhimit organik; si dhe rritjen e besimit të konsumatorit për produktet e etiketuara ose reklamuara si organike.
Ligji do të shtrijë veprimin mbi produktet me origjinë nga bujqësia, përfshirë akuakulturën, bletarinë dhe produktet e prejardhura prej tyre, kur ato prodhohen ose synohen të prodhohen, të përgatiten, të etiketohen, të shpërndahen, të vendosen në treg dhe të importohen ose të eksportohen.
Sipas draftit, OMGJ-të dhe produktet e prodhuara nga ose me OMGJ nuk përdoren në ushqim ose ushqim për kafshë, lëndë ndihmëse në përpunim, produkte për mbrojtjen e bimëve, produkte plehëruese, përmirësues të tokës, material mbjellës dhe shumëzues bimor, mikroorganizma ose kafshë në prodhimin organik.
Po ashtu në draft përcaktohet se kulturat bujqësore organike, përveç atyre që kultivohen natyralisht në ujë, prodhohen në tokë natyrore ose në tokë të plehëruar me produkte dhe substanca të lejuara për përdorim në prodhimin organik, në varësi të përbërjes së tokës dhe shkëmbit amnor. Ndalohet prodhimi hidroponik, i cili është një metodë e kultivimit të bimëve, të cilat nuk rriten në mënyrë natyrore me rrënjët në ujë, por vetëm në një tretësirë ushqyese ose në një mjedis inert, të cilit i shtohet një tretësirë ushqyese.
Sa i takon prodhimit blegtorale, ndalohet prodhimi blegtoral pa tokë, ku fermeri që synon të prodhojë kafshë organike, nuk administron ose disponon tokë bujqësore dhe nuk ka lidhur një marrëveshje bashkëpunimi me shkrim me një fermer për përdorimin e njësive të prodhimit organik ose në kalim blegtoral, me përjashtim të rasteve të bletarisë.
I gjithë zinxhiri i prodhimit organik do të ndiqet nga trupat e certifikuara të kontrollit dhe përpara hedhjes në treg etiketohen me logon përkatëse që japin garancinë e prodhimit organik.
Projektligji parashikon edhe masa administrative në rast të shkeljeve nga bizneset. Gjobat variojnë nga 10 mijë deri në 200 mijë lekë në varësi të shkeljeve, ku vlera më e lartë aplikohet për përdorimin OMGJ-ve, apo siç quhet ndryshe organizmave të modifikuara gjenetikisht.
Sondazh

Pas letrës së Presidentit për abuzimet me mbledhjen e mikrokredive, reagon Banka e Shqipërisë
Pasi Presidenti i Republikës u komunikoi komisioneve parlamentare të ligjeve dhe të ekonomisë gjetjet dhe konstatimet lidhur me trajtimin që i është bërë të......

Koncesioni mbi terminalin e kontejnerëve në Portin e Durrësit - Shqipëria fiton arbitrazhin kundër Durrës Kurum Shipping
Shqipëria ka fituar një tjetër çështje në arbitrazhin ndërkombëtar ICSID, kësaj radhe me kompaninë Durres Kurum Shipping SH.P.K. Pretendimet e Kompanive......

Më shumë qytetarë të eurozonës të papunë – Vijon të rritet shkalla e papunësisë në BE
Edel Strazimiri / SCAN Shkalla e papunësisë në eurozonë u rrit në 6.5% në qershor në bazë të rregulluar sezonalisht, sipas të dhënave të publikuara nga......

“Limit i orëve të punës në shtet, më pas në privat” - Ndryshimet në “Urdhërin e Mjekëve”. Regjistër publik për transparencë në sektor
Diamila Leka/SCAN Tashmë një mjek që punon në sektorin publik do të ketë një limit të orëve të punës dhe më pas mund të angazhohet dhe të punojë......

Miratohet projektligji për produkte organike shqiptare - Denaj: Rregullon certifikimin dhe kontrollin në çdo fazë të prodhimit
Diamila Leka/ Scan Këshilli i Ministrave miratoi projektligjin për produkte organike shqiptare. Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj theksoi se ky......

Vajrat e farave janë duhani i ri – Ja çfarë duhet të dini për to!
Ka qenë një krizë e vazhdueshme shëndetësore për dekada. Vajrat e farave, yndyrat industriale shumë të rafinuara, janë pothuajse të pashmangshme në dietat......

Çfarë sollën reformat e pensioneve ndër vite? - Beteja disavjeçare për “shërimin” e skemës
Sistemi i Sigurimeve Shoqërore në Shqipëri ka një histori të gjatë. Edhe pse më parë ka pasur shoqëri të huaja, të cilat zhvilluan në mënyrë vullnetare skema......

Doganat rrisin të ardhurat në buxhet - Në korrik u arkëtuan 2,5 mld lekë më shumë se një vit më parë
Ada Hazizolli/SCAN Administrata doganore ka regjistruar një rekord të ri në mbledhjen e të ardhurave përgjatë muajit korrik, pavarësisht ndikimit......