Shqipëria Postuar më 1 Gusht 2024, 13:43

“Limit i orëve të punës në shtet, më pas në privat” - Ndryshimet në “Urdhërin e Mjekëve”. Regjistër publik për transparencë në sektor

Nga SCAN TV
“Limit i orëve të punës në shtet, më pas në

Diamila Leka/SCAN

 

Tashmë një mjek që punon në sektorin publik do të ketë një limit të orëve të punës dhe më pas mund të angazhohet dhe të punojë privatisht. Ky është një ndër ndryshimet në ligjin për “Urdhërin e Mjekëve në Republikën e Shqipërisë” miratuar në mbledhjen e fundit të qeverisë.

Sipas ministres së Shëndetësisë, Albana Koçiu, qëllimi kryesor i ndryshimeve të propozuara në këtë ligj ka të bëjë me atë që është interes primar i qytetarëve, garantimin e cilësisë së shërbimit në strukturat tona shëndetësore për të gjithë qytetarët, për të gjithë pacientët që i drejtohen strukturave publike shëndetësore.

Ndryshim tjetër i rëndësishëm është pikërisht dhe miratimi i një regjistri publik i cili do të garantojë akoma më shumë transparencë për këdo profesionistë të shëndetësisë që punon në strukturat publike shëndetësore lidhur me punësimin e tij dhe privatisht.

Ndërkohë që kemi bërë të qarta dhe procedurat për masat disiplinore dhe strukturat përkatëse të cilat do të rregullojnë veprimtarinë akoma më shumë të të gjithë profesionistëve të shëndetësisë që punojnë në sektorin publik.

Sipas ministres Koçiu, këto ndryshime vijnë dhe në vazhdën e reformës më të rëndësishme që është ajo e Autonomisë Spitalore, një reformë e cila ne besojmë fort që do të ndryshojë tërësisht mënyrën e shërbimit të ofrimit në kujdesin shëndetësor. Po për drejtuesit e institucioneve publike shëndetësore çfarë parashikohet?

Drejtuesit e institucioneve publike shëndetësore e kanë të ndaluar të kenë dhe klinika private dhe t’i drejtojnë ato klinika private dhe duke qenë titullarë njëkohësisht dhe në strukturat spitalore shtetërore dhe në strukturat e tyre private.

Ndër të tjera, synohet të rritet akoma më shumë dhe të përmirësohet mirëmenaxhimi i spitaleve dhe mirëmenaxhimi i profesionistëve të shëndetësisë.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat